Largime e konfirmime në merkaton e kuqezinjve edgar_caniDitë - TopicsExpress



          

Largime e konfirmime në merkaton e kuqezinjve edgar_caniDitë të nxehta për disa prej lojtarëve të kombëtares shqiptare. Lajmi më i bujshëm i orëve të fundit është ai që lidhet me sulmuesin Edgar Çani, i cili i jep fund eksperiencës së shkurtër me Catanian, duke u transferuar te Carpi që këtë sezon do të militojë në Serie B. Bomberi kuqezi që nuk mundi të gjente hapësira te siçiljanët, pranoi huazimin te Carpi që mund të ushtrojë të drejtën e blerjes nëse Çani arrin të bindë drejtuesit. Lajmin e bëri të ditur vetë shoqëria nga Emilia-Romagna që thekson se lojtari shqiptar u bashkua me skuadrën në qendrën stërvitore të Brentonicos. Një destinacon të ri gjen edhe mesfushori Debatik Curri që rikthehet në Ukrainë pas eksperiencës me Vorskla Poltava. 29-vjeçari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ekipin e kategorisë së parë, Ghoverla Uzhorod, duke i dhënë lamtumirën turqve të Gençlerbirligi. Për të mbetur në Ukrainë te Vorskla Poltava, një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare po kalon kohë të arta në këtë ekip. Bëhet fjalë për Armend Dallkun që merr shiritin e kapitenit pas 8 viteve në radhët e kësaj skuadre
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 16:27:44 +0000

Trending Topics



345262678940583">Crossways Shop!!!!! In Response to all to all the People that

Recently Viewed Topics




© 2015