Larja e dhëmbëve rregullisht dhe përdorimi i fillit dentar - TopicsExpress



          

Larja e dhëmbëve rregullisht dhe përdorimi i fillit dentar ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, si dhe parandalon kariesin dentar dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pse është higjiena e gojës e rëndësishme? Higjiena e gojës parandalon problemet dentare kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurrëzave, të cilat janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve). Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë infeksioni dhe inflamimi i indeve që rrethojnë dhëmbët. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Pllaka përmban disa lloje bakteresh të cilat shtohen me zhvillimin e sëmundjeve periodontale. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme. Larja e dhëmbëve Dhëmbët duhet të lahen të paktën dy herë në ditë. Përdorni furçë me fije të buta. Koka e furçës duhet të jetë aq e vogël sa të futet në të gjithë pjesët e gojës. Furça si rregull duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj. Shumë njerëz mendojnë se një furçë elektronike kryen një pastrim më të mirë prandaj ato janë bërë kaq shumë popullore kohët e fundit. Është e këshillueshme që të përdoret një pastë dhëmbësh që të përmbajë fluorid (fluoride ndihmon në parandalimin e kariesit). Filli dentar Filli dentar duhet të përdoret të paktën një herë në ditë pasi të lahen dhëmbët. E preferuar është dy herë në ditë.(Shumë njerëz të cilët nuk e kanë përdorur më parë habiten se sa shumë copëra mund të hiqet duke përdorur fillin dentar si supplement i furçës) Ditët e para kur fillon përdorimi i fillit dentar nga mishi i dhëmbëve mund të dalë pak gjak. Duhet të ndalojë brenda disa ditësh. Në qoftë se dalja e gjakut vazhdon, kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhëmbëve është tregues i fillimit të sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.Pllaka dentare është një depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteret (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteresh. Aromë e keqe e gojës – Aroma e keqe që lëshon frymëmarrja jonë duke kaluar përmes gojës, është shpesh shenjë e një çrregullimi të trupit, por për 90 % të njerëzve është e lidhur me një dietë të gabuar dhe higjienë orale gjithashtu të gabuar dhe vetëm pjesa e mbetur prej 10% mund të tregojë praninë e një sëmundje më të rëndësishme. Por për të gjetur burimin e saj, ju duhet të shkoni patjetër te një stomatolog specialist, i cili me anë të një sërë testesh do të provojë të eliminojë problemin në rrënjën e tij. Për ata që kanë një shqetësim të vogël të erës së keqe të gojës, do të jetë i mjaftueshëm një kontroll i higjienës së dhëmbëve dhe e gjuhës. Në shumë raste, në fakt, kundërmimi i pakëndshëm i gojës është prodhuar higjiena e dhëmbëve. Proteinat që janë të pranishme në ushqime, janë kryesisht përgjegjës për erën e keqe, si mishi dhe djathi që sapo të depozituar në dhëmbë, kthehen në yndyrë që përmban squfur, një substancë që hyn në thellësi të mishrave dhe lëshon erë të pakëndshme të gojës. Hudhrat, qepët etj janë ushqimet armike për një aromë të freskët të gojës.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 21:23:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015