Leter e Papa Gjon Pali II drejtuar grave 1995 Faleminderit ty - TopicsExpress



          

Leter e Papa Gjon Pali II drejtuar grave 1995 Faleminderit ty Grua-nene qe je strehe e qenies njerezore ne gezimin e ne dhimbjen e nje eksperience unike qe je buzeqeshja e Zotit per femijen qe sjell ne jete je guida e hapave te tij te pare mbeshtetja ne rritjen e tij pika e referimit ne ecurine e mevonshme te jetes. Faleminderit ty Grua-nuse qe bashkon ne menyre te pakthyeshme fatin tend me ate te nje burri ne nje raport reciprok ne sherbim te komunitetit e jetes. Faleminderit ty Grua-vajze grua-moter qe sjell ne rrethin familjar e me pas ne kompleksin e jetes sociale pasurite e ndjeshmerise tende intuites tende bujarise tende e qendrueshmerise tende. Faleminderit ty Grua-punonjese e angazhuar ne te gjitha fushat e jetes sociale ekonomike kulturore artistike politike per kontributin e domosdoshem qe i jep perpunimit te nje kulture te afte per te lidhur arsyen me sentimentin per nje konceptim te jetes gjithmone te hapur ndaj sensit te misterit per ndertimin e strukturave me te pasura ekonomike e politike te njerezimit. Faleminderit ty Grua- e shenjteruar qe nen shembullin e gruas me te madhe te te gjitha grave Marise se Krishtit i hapesh me embelsi e besnikeri dashurise se Zotit duke ndihmuar Kishen e te gjithe njerezimin te jetoj ashtu sic Zoti kerkon duke shprehur mrekullisht lidhjen qe ai ka dashur te vendos me krijesat e tij. Faleminderit ty Grua per faktin se je grua Me perceptimin se eshte vete feminizmi yt qe pasuron kuptimin e botes e kontribuon ne te verteten e plote te raporteve humane.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 12:14:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015