Letra e LDK-së dhe e Kandidatit të saj për Kryetar të - TopicsExpress



          

Letra e LDK-së dhe e Kandidatit të saj për Kryetar të Vushtrrisë I/e nderuar qytetar/e, Zgjedhjet Lokale 2013 janë tepër të rëndësishme për të ardhmen tonë. Nga këto zgjedhje do të dalin organet komunale që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të vendosin për çështje vitale për jetën tonë të përditshme. Pjesëmarrja e juaj në zgjedhje dhe vota Juaj do të vendosin për të ardhmen tonë të përbashkët për 4 vitet e ardhshme. Ne jemi dëshmitarë që qeverisja në shkuarje e Komunës së Vushtrrisë, që nga viti 2004, ka dështuar t’i përmbushë pritjet e qytetarëve. Fatkeqësisht, udhëheqja aktuale e komunës së Vushtrrisë është duke u përballur edhe me drejtësinë, nën dyshimin për keqpërdorim të autoritetit dhe pushtetit për përfitim personal ose grupor. I/e nderuar qytetar/e, LDK-ja dhe Kandidati i saj për kryetar të Vushtrrisë me Grupin e Platformës Zgjedhore, për Zgjedhjet Lokale 2013 ju ofron Programin prej shtatë pikash, i cili siguron zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmes ndryshimeve rrënjësore në politikat lokale zhvillimore, duke siguruar administratë efiçiente, transparente, llogaridhënëse, gjithëpërfshirëse, ku fokusi kryesor është qytetari dhe mirëqenja e tij me mundësi të barabarta, në një ambient të favorshëm ndërmarrës, ndërtim partneritetesh,tërheqje investimesh e donacionesh, ku lindin dhe zhvillohen bizneset e vogla dhe të mesme në qytetin ku mbizotëron ligji e rendi, të cilin qytet do ta udhëheq kryetari me shpirt ndërmarrës. Programi Qeverisës i Komunës: 1. Krijimi i 7500 vendeve të reja të punës; 2. Zhdukja e korrupcionit dhe nepotizmit(familjarizmit, kryerja e punëve në Komunë mbi baza partiake, e të ngjashme); 3. Mbështetje direkte të agro-bizneseve dhe të bujqëve ndërmarrës; 4. Sigurimi i prodhimeve bujqësore 5. Arsim dhe shëndetësi me cilësi të avansuar(me përfshirjen e prindërve, të cilët do të kenë rol kyq në funksionimin e shkollës suaj) 6. Infrastrukturë të zhvilluar e ambient të pastër, dhe ujë të pijshëm 24 orë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë; dhe 7. Mbështetje për rininë, sportin dhe kulturën. Sot, LDK-ja, me një përvojë të gjatë të rrugëtimit të vet, ka identifikuar dobësitë që e shoqëruan viteve të shtetformimit. Ajo ju prezenton Kandidatin e saj për Kryetar të Komunës dhe programin e tij, me një qasje tjetër, krejtësisht të re dhe me një ekipë ekspertësh të rinjë dhe të dëshmuar, tek të cilët është thepisur kulti i punës, ndershmërisë dhe atdhedashurisë. I/e nderuar qytetar/e, Ju, së bashku me LDK-në në vitin 1989, bëtë të mundur lindjen e lëvizjes kombëtare të rezistencës active paqësore, e cila me sukses ndërkombëtarizoi kauzën tonë të drejtë. Ne, së bashku me Ju, me sukses organizuam jetën shoqërore në Kosovë: në arsim, shëndetësi, ekonomi, sport, kulturë dhe administratë, nën kushtet e një okupimi të egër. Ju ishit me LDK-në kur u organizua Referendumi për Kosovën shtet Sovran e të pavarur, kur u aprovua Deklarata e Pavarësisë së 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Kaqanikut. Ju ishit së bashku me aktivistët e LDK-së, në një organizim të pashembullt vullnetar dhe me sakrificë sublime, ndihmuat luftën çlirimtare dhe Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare të Kosovës. Solidariteti dhe ndershmëria e lartë në përgjegjësitë që Ju ua besuat LDK-së, mbetën të papërsëritshme në historinë moderne. Ju i dhatë LDK-së, në tre palë zgjedhje të pasluftës fitore madhështore. Ndonëse, deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt, fokusi ishte në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme demokratike, të dhënat e Bankës Botërore flasin se rritja ekonomike deri në vitin 2007 ishte më e lartë sesa rritja ekonomike e Kosovës nga vitet 2008 e tutje. I/e nderuar qytetar/e, Ne besojmë thellë në fitoren e 3 Nëntorit, sepse ruajmë me besnikëri vlerat bazike demokratike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të vëna nga Presidenti historik Ibrahim Rugova. Janë këto vlera të traditës sonë, të familjes, të fesë, të fjalës së lirë, të barazisë. Janë vlera evropiane, që në qendër të vëmendjes e kanë njeriun e lirë, qytetarin dhe nevojat e tij, zhvillimin ekonomik, punësimin, arsimimin e mirë të të rinjëve, mirëqenjen e të gjithëve. Ne luftojmë për shtet ligjor, për barazi të njerëzvepara ligjit, luftojmë të jetojmë e të pasurohemi me punë e me dije. Jemi ne, ata që I trajtojmë të gjithë qytetarët e barabartë, sepse me njerëz të tillë e me diversitet të ideve e mendimeve, ky vend ka ardhmëri, sepse Ju jeni gardianët e kësaj ardhmërie. Ju ftojmë për fitore. Sinqerisht, Kandidati i LDK-së për Kryetar të Vushtrrisë , Refik Ramaj; Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gerguri
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 13:04:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015