Letër e hapur për Z. Pal Lekaj Ose paralajmerimi per ardhjen - TopicsExpress



          

Letër e hapur për Z. Pal Lekaj Ose paralajmerimi per ardhjen e Uraganit Mimoza Pasi udhëheqësit në viset shqiptare e konsiderojnë veten si sundues dhe populli rëndom i kupton ata si sundimtarë e jo si menaxhues do deshiroja të mos ta prishi traditën dhe ti konsideroj edhe tani me të njejtin emërtim në këtë letër të hapur. I nderuari Z Lekaj . I kam perjetuar nga afër vitet e pushtetit tend. Personalisht nuk mund te ankohem dhe kjo për shkak te sakrifices ekstreme personale e jo falë përparsive të pushtetit lokal apo qëndror.Kam parë permisime të pjesërishme dhe kam qene i kënaqur me infrastrukturën rrugore dhe menagjimin e mbeturinave.Qarshia flet se në prapaskena ke bërë gjera jo te mira por une personalisht nuk te akuzoj as intimisht as publikisht sepse nuk kam qasje në fakte por kam qasje shume te afert në jeten e perditshme të njerëzve te thjeshtë. Ne keto 6 vite kam verejtur rrënim dhe degradim material e moral te shume familjeve ne fshat e qytet nga të gjitha shtresat.Nuk dua te hyj ne analizë kush është fajtori , por ndjenja e ngulfatjes dhe e pa shpresës eshte jashtëzakonisht e shprehur .Nuk jane ndjenja te tepruara apo nostalgjike siq kishit gjykuar ju ne nje pronocim tuajin por plotësisht te vërteta. Ndjenja e qytetarit te thjeshte eshte se jeton në dy geto ngulfatese ,ajo e Kosoves dhe e Gjakovës. Andaj banoret e komunes sone duan ndyshim dhe enegji te re .Nëse je lideri i vertete i AAK per komunen e Gjakoves eshte momenti te ju tregosh bashkepartiakeve se Gjakova nuk eshte vijë e frontit qe duhet te mbrohet me qdo kusht, as Mekë e Jerusalem por eshte nje vend ku banoret e komunes duan te shohin ambient miqesor per investues,sherbime fuksionale ne shendetesi, puseta te mbyllura e nje liste te gjere nevojash pa mbarim dhe atij apo asaj qe do ta kete pushtetin pas 1 dhjetorit me përpara do ti ja shtinin dridhërimat ne trup nga ngarkesa e punës sesa te ofrojnë nje komoditet dhe vend ne histori. Kur jemi te historia vendin tashme e ke te siguruar por veq te ka mbetur epiteti se per qfarë do te mbajnë në mend njerzit. Nese e perfundon ne kete mandat duke i ruajtur raportet ndërnjerzore do te mbahesh në mend si Pal Pajtuesi por nese nuk zgjedh mjete qe te mbesësh ne pushtet edhe për nje mandat do te mbahesh mend si Pal Shkatrruesi. Po te drejtohem si një ish votues i AAK me dy porosi : 1. Largimin mos e kupto si disfatë por si tendencë per ndyshim . 2. Mikun mos e bëj armik. Me 3 nëntor nuk votova per Mimozen sepse mendova per nje artelnativë tjetër.Por pas rezultatit po e shoh nuk ka alternative tjeter pos asaj. Cdo tendencë nga AAK apo ndonje subjekt tjetër qe ne menyrë artificiale ose te dhunshme ta ndyshoj zgjedhjen e qytetareve mund te prodhojë pasoja te paparashikueshme negative ne jetën e shum banorëve dhe ne zgjedhjet ne nivel te Kosoves. Me 1 dhjetor nuk e di se a do jete mot i ftohte apo i nxehte por e di se ate dite do fryej nje uragan i madh ne komunen e Gjakoves dhe quhet Uragani Mimoza. Lirik Vula ,Gjakovë
Posted on: Thu, 28 Nov 2013 22:53:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015