Letërsi, japonezi Murakami favoriti kryesor për çmimin - TopicsExpress



          

Letërsi, japonezi Murakami favoriti kryesor për çmimin 'Nobel' Letërsi, japonezi Murakami favoriti kryesor për çmimin TOKIO- Një nga romancierët më të famshëm bashkëkohorë japonezë, Haruki Murakami, është favoriti kryesor për çmimin 'Nobel' në Letërsi nga shtëpitë britanike të basteve, bëri të ditur media japoneze. Murakami është renditur në krye të listës nga faqja në internet Ladbrokes dhe grupi 'Unibet'. Kjo nuk është hera e parë që autori i "Balladës së pamundur", "Kafka në breg", "Underground" ose "1Q84" e cilësojnë atë si kandidat për 'Nobel'. Emri i tij bëhet i njohur në rrethin letrar pas famës përtej kufijve të arkipelagut japonez, veçanërisht në Francë ku çdo libër i tij është një sukses i madh. Çmimi 'Nobel' në Letërsi do të shpallet muajin e ardhshëm. Murakami, i cili e ndan kohën e tij mes Japonisë dhe vendeve të tjera, ku ai shkruan, është një romancier në të cilën proza shpesh e bën të udhëtojë lexuesin nga realiteti drejt një universi fantastik. Botimet e këtij 60-vjeçari sjellin një entuziazëm të jashtëzakonshëm në Japoni, pasi kjo filozofi nuk haset shpesh në letërsinë japoneze. Botimi i tij i fundit mban titullin "Tazaki pa ngjyrë dhe vitet e tij të shtegtimit". I shitur tashmë mbi një milion kopje në Japoni, i botuar në muajin prill, pritet të botohet në gjuhë të tjera në vitin 2014.
Posted on: Sat, 21 Sep 2013 05:38:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015