Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger raportohet se mund të - TopicsExpress



          

Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger raportohet se mund të ribashkohen pas ndarjes së tyre më herët gjatë këtij viti. Mediat britanike shkruajnë se piloti i Formula 1 mezi pret të kthehet në Britaninë e Madhe dhe të rikthejë romancën me ish-anëtaren e Pussycat Dolls. “Nicole dhe Lewis u ndanë për shkak të orareve të ngjeshura në punët e tyre por ai po e ka të vështirë qëndrimin larg saj. Lewis tani ka filluar të kuptoi se çfarë ka humbur”, ka thënë burimi për revistën “Star”. Dyshja u ndanë më herët gjatë këtij muaji pas një lidhje pesëvjeçare. Ata kishin pasur ndarje dhe ribashkime edhe më herët gjatë lidhjes së tyre.
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 10:06:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015