Lexova fjalimet kryesore të opozitës për programin e qeverisë. - TopicsExpress



          

Lexova fjalimet kryesore të opozitës për programin e qeverisë. Të gjithë, veç e veç i kanë thënë gjërat që ishin për të thënë, por kishin shumë përsëritje të panevojshme. Edi Rama ua merr në këtë pikë, ai shkruan më mirë. Edhe fakti që Rama i dëgjon pa u ndërhyrë kur flasin, është një plus për të. Mirëpo, Rama nuk përballon dot argumentin dhe PD duhet t’i mëshojë më shumë atij. Ritvan Bode kishte fjalim serioz, si njohës i mirë i financave dhe debatues jo agresiv. Më mirë nga të gjithë ishte Jorida Tabaku, e cila ka rrezik të jetë dëgjuar me më pak vëmendje. Ajo i mbështetste argumentet e saj në statistika, pastaj i shpjegonte ato me koncepte politike; duke bërë mirë dallimin mes të djathtës dhe të majtës. Kjo reflekton dhe dallimin mes brezave politikë. Situata nuk është e pashpresë, por shpresës i duhet lënë hapësirë të lulëzojë.
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 15:49:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015