Liber studimor me vlere. Autore: Rovena Vata.Gjuhe koncize, e - TopicsExpress



          

Liber studimor me vlere. Autore: Rovena Vata.Gjuhe koncize, e mberthyer mire ne koncepte, teme e trajtuar ne menyre difuzive, dhe per mes rratheve argumentues,përgjate temes trajtohet koncepti kryesor i Malit i shtrire në rrathe paradigmatike qe nga fillesat e mendimit njerezor. Kalimi nga mali pagan deri ne malin literal është një kalim i studiuar hollesisht përmes veprave te letersise gojore dhe atyre literale, mbeshtetja ne veprat e autoreve dhe vezhgimi analitik parë në syrin e teorive letrare, këndvështrimi i malit ne disa rrafshe zgjerojne kendin e studimit dhe e bejne me te thelle vezhgimin. studimi shkencor i tezave dhe pyetjeve shkencore mire te studiuara i japin peshe temes . Qartesia duket qe ne paraqitjen e objektit te studimit. Duke u nisur nga objekti i studimit qe eshte analiza e mitit te malit në disa rrafshe dhe këndvështrime, si lartësi, vertikalitet, mbijetesë, referencë, ide, koncept, fuqi, mister, qëndrueshmëri, mbrojtje, figurë mashkullore, krenari, pengesë, traditë, legjendë, adhurim, kod, komunikim me hyjnoren dhe si rimarrje kritike e tij. Ky konstatim i vezhgimit te konceptit te malit eshte detajues dhe i jep mundesi lexuesit qe te shohe qarte permes metodave matjen shkencore dhe kjo tregon jo vetem nivelin e studimit qe i ke bere temes por dhe nivelin me te cilin lexuesi duhet ti qaset temes tende.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 12:12:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015