Liceu Kombëtar Shqiptar (Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu - TopicsExpress



          

Liceu Kombëtar Shqiptar (Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939. Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Korça nje qytet I cili kurrë nuk e ka lënë menjanë traditën frankofone dhe me nje bashkëpunim të mirëfillte me aleancat e ndryshme franceze. Tashme shkolla “Raqi Qirinxhi” është nje pauses i liceut francez ku gjuha frenge është kthyer në gjuhën e pare per këtë shkollë.Të diplomuarit e njohur te liceut francez:Enver Hoxha,Pandi Geço,Mahir Domi,Vedat Kokona,Misto Treska, Niko Qafzezi.
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 06:41:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015