Ligji i poligamisë do të vazhdonte të ruhej te bijtë e - TopicsExpress



          

Ligji i poligamisë do të vazhdonte të ruhej te bijtë e Izraelit edhe në mesazhin e Jezusit e më pas do të ndalohej nga Kisha. Poligamia është diçka e ligjëruar në Bibel ,psh ne librin e Ligjit të Përtërirë thuhet: “Në qoftë se një burrë ka dy gra, dhe njërën e dashuron dhe tjetrën e urren, dhe si e dashuruara ashtu dhe ajo e urryera i kanë lindur fëmijë, në rast se i parëlinduri është fëmija e gruas së urryer, ditën që u lë me testament pasurinë që zotëron bijve, nuk mund t’i shënojë të drejtën e paralindjes djalit të gruas që 109 dashuron duke e preferuar nga djali i gruas që urren që është i parëlinduri; por do të njohë si të parëlindur djalin e gruas së urryer, duke i dhënë një pjesë të dyfishtë të të gjitha atyre që zotëron; sepse ai është prodhimi i parë i fuqisë së tij dhe atij i përket e drejta e paralindjes.” Dihet që Jezusi sipas Biblës ishte një zbatues dhe mbrojtës i Ligjit të Moisiut (Mateu 5: 17-20, 8: 4, 17: 24, Marku 10: 17-19, Luka 5: 14 etj) dhe ai kurrë nuk foli për poligaminë, madje as për kufizimin e saj. Kjo tregon mjaft qartë se ai e la atë ashtu siç e pati lënë Ligji, pra, të lirë dhe të pakufizuar. Ai diskutonte për çështje të tilla si ajo e së Shtunës, por për ndalimin e poligamisë apo për kufizimin e saj ai nuk tha asnjë fjalë. Madje mund të shohim se si ai jep parabola të tilla ku flitet për dhjetë virgjëresha dhe një dhëndër (Mateu 25: 1-10.) Natyrisht shembuj të tillë nuk do të ishin të përshtatshëm për t’u dhënë nëse poligamia do të ishte diçka e ndaluar dhe të merrej si shembull për të treguar mbretërinë e Perëndisë që po vjen. Prandaj të pretendosh se Krishterimi në mësimet e tij është kundër poligamisë është një ide e pabazë nga ana Biblike. Ndalimi i poligamisë nuk është gjë tjetër veçse një kompromis i Kishes mesjetare pagane romake ne te cilën ishte e ndaluar poligamia (E.Voltera, Studi in memoÿÿa di U. Ratti, Milano, 1933.) Kisha e trashëgoi këtë bashkë me të tjera kompromise të shumta që bëri për të mbijetuar me paganizmin e çezaro-papizmit të Kostandinit. (shih Adel Smith, Gruaja në Kuran dhe në Bibël).
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 17:28:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015