Ligji për Shërbimin Civili të Republikës së Kosovës, Ligji - TopicsExpress



          

Ligji për Shërbimin Civili të Republikës së Kosovës, Ligji për Procedurën Administrative dhe Rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil, është pasqyra ligjore që nga kryetari I Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbikmin Civil, Bajram Ajeti, cilësohet të jetë shkelur nga ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, me rastin e emërimit të Arianit Jakupit në pozitën e udhtruesit të detyrës së kryeshefit të AKPM-së. Ajeti këtë e bazon në përmbajtjen e këtyre dy ligjebe dhe të rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil, shkruan Koha Ditore. Sipas tij, emërimi I Jakupit është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, konkretisht nenit 30 të këtij ligji, i cili në paragrafin e dytë thotë: “Në rast të mungesës së një sekretari të përgjithshëm apo pozicioni ekuivalent, ai/ajo do të zëvendësohet nga nëpunësi civil I rangut më të lartë në përputhje me rregullat e përcaktuara në Ligjin për procedurën administrative. Në bazë të këtij paragrafi zëvendësimi do të duhej bërë nga ndonjë drejtor I ndonjë departamenti”, ka thënë Ajeti. Për Ajetin ky emërim është në kundërshtim edhe me Ligjin për Procedurën Administrative, konkretisht me paragrafin dy të nenit 25 të këtij ligji
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 06:13:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015