Limaj: Gjatë bastisjes policia mi ka izoluar fëmijët Kryetarja - TopicsExpress



          

Limaj: Gjatë bastisjes policia mi ka izoluar fëmijët Kryetarja e trupit gjykues Adamska Gallant ka pyetur prokurorin në lidhje me bastisjen e shtëpisë në Qagllavic, ku Famir Limaj banonte me familje, duke u interesuar se si ka ndodhur bastisja. Prokurori Picket është përgjigjur: “Kur kuptuam që ekzistonte edhe një objekt tjetër atëherë policia ka ushtruar kontrollin po ashtu edhe më vonë ka kërkuar një urdhër të ndryshuar verbal. Ne fillimisht kemi lokalizuar vendin pastaj kemi bërë kontrollin”. Kryetarja e trupit gjykues , Adamska Gallant: Pse nuk mund të prisnit që bastisja të kryhet me një urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake? Ne anën tjetër nuk e keni bërë kontrollin për të cilin e keni pas lejen me shkrim? Prokurori, Johanes Picket: Në atë kohë prokurori kryesor i lëndës e ka marr këtë vendim vet, dhe në bazë të strategjisë së tij ka bërë kontrollin. Për bastisjen e shtëpisë në Qagllavic ka reaguar edhe Fatmir Limaj: “Do të ishte me interes për gjykatën, nuk është shkuar për të shikuar nëse është shtëpia ime , por janë prezantuar para vajzës time me një urdhër për bastisje. Bastisja në Çagllavic ka ndodhur me 50 policë të maskuar. Mi kanë izoluar fëmijët, aty në ato momente nuk kemi qenë as unë e as gruaja. Këta njerëz e kanë ditur saktë se ku unë banoj”, ka thënë Limaj duke shtuar se nuk kanë shkuar për të vërtetuar nëse është shtëpia e tij. Qëllimi i policisë së EULEX-it sipas Limajt ka qenë bastisja. “Kjo bastisje ka ndodhur edhe me kamera, për të prezantuar këtë spektakël”, ka thënë Limaj.
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 09:41:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015