Liria nuk arrihet vetëm nëse ju udhëhiqeni prej arsyes dhe të - TopicsExpress



          

Liria nuk arrihet vetëm nëse ju udhëhiqeni prej arsyes dhe të injoroni ndjenjat siç pretendonte Imanuel Kanti. Liria arrihet në totalitetin e qënies kur ndjenjat dhe arsyeja gjejnë harmoni. Harmonia e qenies arrihet kur ndjenjat edukohen dhe arti është edukatori më i mirë i tyre. Sepse Arti e bën një shpirt të shijoje të bukurën e cila tek subjekti nxit Lirinë për të krijuar formë të ndjenjave, harmonisë së brendshme dhe marrjes formë sjellja e jashtme që është në harmoni me harmoninë e brendshme. Arsyeja e zhvilluar në etapat e saj si: të kuptuarit, arsyeja dhe intuita. Shpirti estetik perbëhet nga harmonia e ndjenjave të edukuara dhe arsyes. Shpirti estetik nuk e ndjen të mirën si detyrim ose për të marrë shperblim por si gëzim për të bërë mirësi, harmonia e ndjenjave dhe arsyes reflektohet edhe në harmoninë e jashtme në mes të formës dhe përmbajtjes që ka personaliteti juaj. Bëhu i lirë, eduko ndjenjat dhe zhvillo arsyen, sepse më vonë do të lind harmonia në mes tyre dhe nuk do të ju mungojë lumturia. Sepse liria qëndron në thelb të lumturisë. Rexhail Ramadani
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 21:48:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015