Lishtsteiner: Juves i duhen edhe Kolarovi me Zunigën rPas - TopicsExpress



          

Lishtsteiner: Juves i duhen edhe Kolarovi me Zunigën rPas përforcimeve në sulm dhe mbrojtje, merkatoja e Juventusit është e gjitha e përqendruar në përforcimin e krahëve, ku dy emrat e shumëkërkuar nga trajneri Antonio Konte janë Aleksandar Kolarov në të majtë dhe Huan Kamilo Zuniga në të djathtë (kolumbiani shprehet mirë edhe në të majtë). Por të tilla lajme nuk e shqetësojnë aspak titullarin Stefan Lishtsteiner, i cili do i mirëpriste përforcimet, aq më shumë ishshokun e tij te Lacio, Aleksandar Kolarov. “Të luash nga krahët është shumë e vështirë, sepse duhet vetëm të vraposh, të vraposh pa pushim. Nga lodhja ndonjëherë nuk e sheh as topin që të vjen. Madje, ka raste kur edhe një pasim elementar nga ai pozicion të duket i vështirë, ndaj afrimet në këtë repart të fushës janë të mirëpritura, sepse realisht nevojitet rotacion i gjerë në krah për të ofruar rendiment të lartë. Kolarov apo Zuniga? Për mua mund të vijnë të dy së bashku, sepse janë realisht kampionë të mëdhenj. Aleksandarin e njoh mirë që në kohët e Lacios dhe personalisht e prisja krahëhapur, por të shohim se çfarë do ndodhë. Edhe Zuniga krijon shumë volum loje, ndaj do ishin dy blerje super për ne. Konte po provon modulin e ri 3-3-4? Personalisht më duket i njëjti si sezonin e kaluar, por në letër duket një opsion shumë interesant, edhe pse vështirësinë më të madhe do ta kemi pikërisht ne, lojtarët që punojmë në krahë. Merkatoja e sivjetshme? Kanë ardhur dy sulmues fantastikë si Tevez dhe Jorente, që na dyfishojnë forcën tonë goditëse. Prandaj, kundrejt sezonit të kaluar kemi shumë herë më tepër mundësi zgjedhjeje dhe ndihemi më të fortë, ndonëse edhe rivalët tanë janë përforcuar shumë. Natyrisht, në Serinë A e nisim si favoritë, sepse kemi fituar dy tituj radhazi, ndaj duam edhe të tretin. Ndërsa në Europë kemi akoma për të vuajtur, duke parë që skuadrat e mëdha si Bajerni, Barcelona, Reali e PSG-ja janë përforcuar bindshëm. Gjithsesi, ne kemi një entuziazëm të madh në këtë kompeticion dhe natyrisht që nuk do i dorëzohemi askujt”.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 19:59:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015