Louis Tomlinson: “Jam ende shumë i papjekur” Louis është - TopicsExpress



          

Louis Tomlinson: “Jam ende shumë i papjekur” Louis është kokë e këmbë i dashuruar dhe nuk aspak frikë ta tregojë këtë. Rehatohuni pasi do të flasim për fansat, miqtë dhe shumë të tjera… • Si po shkojnë gjërat midis teje dhe Eleanor? “Jam tmerrësisht shumë i lumtur. Pjesa më e bukur e lidhjes tonë është fakti se unë isha pjesë e bandës, që kur filluam të dilnim bashkë. Kjo i bën gjërat më të thjeshta, sepse ajo e di me çfarë duhet të përballet. Ajo e ka pranuar shumë lehtë këtë situatë dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme.” • A je një djalosh romantik? “Përfundimisht, po.” • A është martesa në planet tuaja të ardhshme? “Kush e di… Është ende herët, por siç ju thashë, jam shumë, shumë i lumtur.” • A të bezdis fakti që disa që e quajnë veten fansa, mendojnë se lidhja jote me Eleanor nuk është e vërtetë? “Po. Mendoj se është mjaft e dukshme që gjithçka midis nesh është e vërtetë. Mjafton të na shikosh bashkë. Vetëm shikoni se sa shumë kohë kaloj me të. Është budallallëk edhe fakti që po ngulmoj duke thënë se është çdo gjë reale. Shumica e fansave janë të sjellshëm dhe shpesh më sjellin dhurata për Eleanor, por ka edhe një numër të vogël që thonë gjëra të këqija.” • Më parë ti ishe mistreci i grupit. A do të thotë kjo se tani ti je më i maturi? “ Nuk e di… Kjo ngjan e frikshme. Jo, mendoj se dita ditës bëhem edhe më i papjekur. Ende më pëlqen të kthej ndonjë gotë e të dal të argëtohem me miq.” • A ndihesh më mirë tani që ke një shtëpi vetëm për vete? “Në fakt po. Të gjithë djemtë e 1D kanë shtëpitë e tyre tani. Ishte gallatë të jetoja me Harry-n. Ndonëse vazhdojmë të shkojmë shumë mirë bashkë.” • A është e rëndësishme të kesh miq të tjerë jashtë bandës? “Padyshim! Një ndër gjërat më të mira tek ne, është fakti se jemi miq shumë të afërt. Por miqtë që kishim para se të bëheshim grup, janë gjithashtu shumë të rëndësishëm. Gjithçka është shumë e lehtë kur ke pranë gjithë miqtë e tu më të mirë. Disa njerëz kanë qenë shumë xhelozë, por miku im më i mirë, Stan ka qenë gjithmonë pranë meje. Flasim gjatë gjithë kohës, e takoj sa më shpesh që mundem dhe ka qenë në tur me ne. Është një mënyrë e mirë për të qëndruar me këmbë në tokë.” • Nëse do të mund të ndryshoje diçka tek vetja çfarë do të ndryshoje? “Do të doja një trup më të mirë. Ndonëse po punoj për këtë.” • Kush të frymëzon? “Aktori i “One Tree Hill”, Chad Michael Murrey. Ai është cool.” • Vërtetë? A e ke takuar personalisht? “Po, ai është një mik i yni. Një ditë shkruajta në twitter se sa shumë më pëlqente ai serial dhe ai më ktheu përgjigje. Pastaj shkëmbyem numrat e telefonit dhe u takuam në LA. Ai është shumë i këndshëm.”
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:31:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015