Luan Rama: Basha dhe Olldashi nuk ballafaqojnë alternativat, por - TopicsExpress



          

Luan Rama: Basha dhe Olldashi nuk ballafaqojnë alternativat, por fyejnë PS dhe LSI Luan Rama: Basha dhe Olldashi nuk ballafaqojnë alternativat, por fyejnë PS dhe LSITIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi sot se Partia Demokratike e ka humbur garën ndaj Ilir Metës dhe Edi Ramës më 23 qershor, ndaj u ka bërë thirrje dy kandidatëve për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi që të përqendrojnë fushatën e tyre në ballafaqim alternativash larg etiketimeve fyese. “Dua të shpreh keqardhje se fushata për kreun e PD në vend që të jetë fushatë ballafaqimi alternativash ndërmjet dy kandidatëve në garë është një fushatë kundër PS dhe LSI. PD e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën, në gara janë Basha me Olldashin dhe duhet ta bëjnë garën me njeri- tjetrin dhe jo duke përdorur etiketime fyese dhe banale ndaj atyre që populli shqiptar i bëri mazhorancë, në të kudërt kjo vërteton se fushata është butafori që nuk do sjelle rivitalizimin e partisë”, u shpreh Luan Rama në një konferencë për shtyp, pas një takimi në selinë e LSI me një delegacion kinez. Luan Rama bëri me dije se strukturat e LSI-së po vijojnë punën që një pjesë të rëndësishme të programit të saj elektoral të bëjë pjesë të punës së qeverisë së re të majtë. “LSI do të vijojë si gjithnjë të mbajë marrëdhënie të afërta me qytetarët, por do punojnë që cdo shqiptar dhe ato që nuk e kanë votuar të gjejnë politikat qeverisë përmbushjen e nevojave të tyre. Dhe po punojmë që Shqipëria të luajë rolin e saj në rajon dhe të përshpejtojmë integrimin. Po punohet me seriozitet dhe angazhim dhe besoj se shpejt do kemi mundësinë të përfundojmë gjithë programin, dhe natyrisht para se ta nisë punën kuvendi i ri, programi do jetë gati ta bëjmë pjese diskutimi konkret”, u shpreh Luan Rama. Sa i takon ndarjes së posteve ministrore, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, theksoi se për LSI përgjegjësia e qeverisjes është e barazvlefshme si në Kuvend ashtu dhe ne qeveri. Sipas tij forcat duhen tek dy sfida madhore, ulja e papunësisë dhe ulja e nivelit të varfërisë në vend. “Për LSI përgjegjësitë qeverisëse janë të barazvlefshme në qeveri kuvend apo kudo ku duhet të investojmë për një qeverisje të mirë për shqiptarët në momentin e duhur ne do përcaktojmë se kush do shkojë në qeveri dhe kush do përmbushë detyrimet parlamentare. LSI ka kapacitet intelektuale dhe qeverisë për të përballuar sfidat qeverisëse. Dua të bëj të qartë se faktori kryesor i LSI ka qenë raporti njerëzor dhe realist që ndërtuam me qytetaret shqiptar, Oferta jonë ishte konkrete dhe ne do te punojmë që të bëjmë të mundur punësimin dhe të zhvillojmë ekonominë me target gjithnjë rritej e të punësuarve dhe uljen e nivelit të varfërisë. Kjo është sfida e qeverisë së re”, tha Luan Rama.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 12:23:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015