Luka.-16;22= :Tè gjithè e dinè se njè ditè duhet tè vdesim. - TopicsExpress



          

Luka.-16;22= :Tè gjithè e dinè se njè ditè duhet tè vdesim. Por nè kètè ndodhi mèsimdhènèse tè pasanikut dhe tè lypèsit Llazar Zoti Jezu Krisht, Biri i Perèndisè, na tregon se ekzistojnè lloje krejtèsisht tè ndryshme vdekjeje. Pèr Llazarin vdekja nuk ishte aspak e hidhur, pasi ai arriti njè qèllim tè mrekullueshèm nè pèrjetèsi, nè tè cilèn shkoi. Ai nuk u pranua atje pèr shkak tè varfèrisè, por pèr shkak se kishte marrè pèlqimin e Perèndisè gjatè gjithè jetès sè vet. Ai i pèrkiste asaj klase njerèzish qè janè tè lumtur ngaqè janè pajtuar me Perèndinè. Punèt nuk qèndronin kèshtu me pasanikun. Ai u varros. Njoftimi pèr jetèn e tij pèrfundon kètu. Mendimet dhe ambicjet e tij ishin kufizuar te varri, kurrè pèrtej atij. Ai nuk kishte dashur t’ia dinte kurrè pèr Perèndinè; tani as Perèndia nuk donte t’ia dinte mè pèr tè. Pèr tè mund tè jetè bèrè njè ceremoni mahnitèse varrimi, nè tè cilèn janè lavdèruar tè gjitha virtytet e tij. Por ç’vlerè kishte gjithè kjo tani? Pèrsa i pèrket pèrjetèsisè, njoftimi biblik nuk ppèrfuindon kètu. Pèr Llazarin Zoti thotè thjesht se ai ishte nè njè vend gèzimi tè madh. Atje ai kishte gjithçka qè dèshironte. Pèr pasanikun tregohet shumè mè tepèr. Ai ishte nè “mundime”. Gjendjen e tij tè vèshtirè nuk mund ta pèrshkruajmè ndryshe, pasi kèto janè fjalèt qè pèrdor Vetè Biri i Perèndisè. Asnjè pikè ujè nuk mund ta qetèsonte nxehtèsinè e gjykimit tè Perèndisè. Lypsi i mèparshèm nuk mund ta ndihmonte ish-pasanikun: tani rolet e tyrekishin ndryshuar. Njerèzit qè jetojnè pa Perèndinè, do tè vdesin, gjithashtu, pa Atè dhe do tè mbartin pasojat pèr gjithè pèrjetèsinè. Por Jezu Krishti thotè:(Gjoni-11;25).
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 09:25:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015