Lëvizja Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për - TopicsExpress



          

Lëvizja Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për emigrimin Javë më parë vetëm në Hungari janë evidentuar rreth 4 mijë kosovarë, të cilët kishin mësyrë vendet perëndimore për të kërkuar azil, por që janë ndaluar nga autoritetet hungareze. Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri ka thënë se në mbledhjen e kryesisë ka kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që janë të interesuara që të bëhen bashkë dhe t’i bëjnë 40 nënshkrime dhe ta thërrasin një seancë të jashtëzakonshme që do të merrej drejtpërdrejtë me emigrimin e qytetarëve të Kosovës, me trajtimin që po u bëhet atyre në kampet dhe burgjet e Hungarisë por edhe vendeve tjera, si Franca, dhe po ashtu ta thërrasin para përgjegjësisë Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të nxitet dhe të kërkohet llogari për masat që i ka marr qeveria kundër këtij trajtimi jo human që u bëhet qytetarëve të Kosovës nëpër këto vende. “Ne nisemi nga parimi i thjeshtë i së drejtës ndërkombëtare që emigrimi nuk është krim por e drejtë dhe si i tillë duhet të trajtohet edhe nga vendet tjera e veçanërisht nga vendet e BE-së që paraqesin një vlerë ose pretendojnë të paraqesin një vlerë sublime të demokracisë në trajtimin human të njerëzve, dhe në anën tjetër nuk kemi parë asnjë angazhim apo deklarim as nga ministri i Jashtëm, as nga Kryeministri për këtë gjendje që po kalon qytetari i Kosovës dhe gjendja që është këtu. Konsiderojmë se çështja është alarmante dhe nuk është çështje që duhet të trajtohet nga Kuvendi përmes procedurave të rregullta të kërkesës së debatit, pastaj të trajtimit të tij pas tri jave që bëhet kërkesa, por kjo gjendje thërret për seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë deputeti Ymeri, transmeton Kosovapress. Ai ka konfirmuar se deri tash përgjigje gojore ka marr nga Grupit Parlamentar i AAK-së, pasi shefi i grupit të AAK-së ka thënë se janë të gatshëm ta nënshkruajnë, po ashtu një përkrahje gojore Ymeri ka marr edhe nga Grupi Parlamentar i AKR-së. Në anën tjetër, ndonëse nuk e ka thënë qartë nëse do ta përkrahin ose këtë kërkesë, shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ata janë të shqetësuar me atë çfarë po ndodh me qytetarët e Kosovës, që sipas Beqirit, kjo është pasojë e gjendjes së rend ekonomike, e sundimit të ligjit dhe papunësisë. “Prandaj, kjo kërkesë doli ‘ad hoc’ dhe këtë shqetësim e kemi dhe do të shohim, sepse nuk është problem mbajtja e një seancë të jashtëzakonshme por se çka mund të arrimë me të, a mund ta sensibilizojmë opinionin, a mund ta detyrojmë këtë qeveri të brishtë që punon pak për interesin e qytetarit të punoj më tepër. Pra nuk është esenca të mbahet debati dhe të qajmë se është gjendja e rend, sepse ne po e shohim që është gjendje e rend sepse po shihen por çka do të arrihet me të pritet të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Beqiri. Kohëve të fundit emigrimi i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka qenë shumë i madh, kurse me mija prej tyre po mbahen nëpër kampet e Hungarisë dhe vendeve tjera, për kah e kanë pasur synim emigrimin qytetarët e Kosovës./Telegrafi The post Lëvizja Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme për emigrimin appeared on Gazeta Ditore. bit.ly/14Lmw0g
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 18:03:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015