M I N I S T R I A - E -M B R O J T J E S KONKURS PËR PRANIM - TopicsExpress



          

M I N I S T R I A - E -M B R O J T J E S KONKURS PËR PRANIM TE USHTARËVE PROFESIONAL Sipas nenit 39 nga Ligji për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e RM “ nr. 36/2010, 23/2011 , 47/ 2011, 148/2011 dhe 55/2012 ), Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë shpall K O N K U R S P U B L I K për pranim të ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë 1. Ministria e Mbrojtjes ka nevojë për pranim të njëqind e shtatëdhjetë ushtarëve profesional për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë për punësim për kohë të caktuar me kontratë pune me kohëzgjatje trevjeçare. 2. Kandidatët për pranim të ushtarëve profesional për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, nga pika 1. duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të caktuara me Ligjin për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, si vijon: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë; të kenë moshë madhore; të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike të nevojshme për shërbim në Armatë të kenë mbaruar arsimin e mesëm; të kenë mbaruar shërbimin ushtarak vullnetar në ARM; mos të jenë më të moshuar se 25 vjet deri në ditën kur mbaron konkursi për ushtarë profesional. 3. Kandidatët të cilët do të paraqiten në shpalljen publike gjatë procedurës për pranim të ushtarëve profesional do të kalojnë kontrolle për gjendjen e tyre fizike dhe kontrolle mjekësore. 4. Shpallja publike për pranim të ushtarëve profesional zgjat 5 ditë nga dita e shpalljes në mediat publike, ndërsa aplikacionet bashkë me dokumentet e duhura dorëzohen në njësinë rajonale të mbrojtjes për rajonin e Manastirit, që përfshin qytetet Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin Veles që përfshin qytetet: Kavadar, Negotinë dhe Sveti Nikole, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Kumanovës që përfshin qytetet: Kumanovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Ohrit që përfshin qytetet : Ohër, Dibër, Kërçovë dhe Strugë, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Prilepit që përfshin qytetet: Prilep, Krushevë dhe Makedonski Brod, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Shkupit që përfshin komunat Kisella Vodë, Gazi Babë, Karposh, Qendër dhe Çair, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin Strumicë që përfshin qytetet: Strumicë, Valandovë, Gjevgjeli dhe Radovish, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Tetovës që përfshin qytetet Tetovë dhe Gostivar, njësinë rajonale për mbrojtje për rajonin e Shtipi që përfshin qytetet: Shtip, Berovë, Vinicë, Delçevë, Koçan dhe Probishtip, sipas adresës të vendbanimit të paraqitur ose sipas evidentimit në të dhënat ushtarake. 5. Bashkë me aplikacionin i cili dorëzohet dhe evidentohet në njësinë rajonale të mbrojtjes për rajonin nga pika 3 e kësaj shpallje, kandidatët janë të obliguar të dorëzojnë, në origjinal ose kopje të noterizuara, dokumentet e mëposhtme: diplomë për arsimin e mesëm të mbaruar; vërtetim shtetësie; çertifikatë nga regjistri amë i lindjeve; vërtetim se nuk është i dënuar, dhe që ndaj kandidatit nuk ka të ngritur procedurë penale dhe nuk i është dhënë masë sigurie si ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës; vërtetim nga njësia rajonale për mbrojtje për rajonin nga pika 3 nga kjo shpallje se ka të kryer shërbimin ushtarak vullnetar në Armatën e Republikës së Maqedonisë; çertifikatë mjekësore ose vërtetim për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kandidatit të lëshuar nga mjeku amë. Dokumentet jo të kompletuara dhe jo të dorëzuara në kohë nuk do të merren në shqyrtim. Kandidatët të cilët nuk do të përzgjedhen pas shpalljes publike dhe nuk do të punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes si ushtarë profesional për shërbim në Armatë, dokumentet e tyre do t’i kthejnë nëpërmjet njësisë rajonale të mbrojtjes për rajonin nga pika 3 e kësaj shpallje, ku edhe janë dorëzuar. 6. Ministria e Mbrojtjes do të lidh kontratë për marrëdhënie pune për ushtarë profesional për shërbim në Armatë, me personat që do të plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në Ligjin për Shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, ku merret parasysh përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i personave të cilët u përkasin të gjitha bashkësive duke respektuar kriteret e profesionalizmit dhe kompetencave. 7. Të drejtat dhe obligimet që lidhen me shërbimin do të përcaktohen me kontratë të veçantë. MINISTRIA E MBROJTJES
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 11:28:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015