MACJA DHE KOTELJA (fabul) Një mace, me përkëdhelje Mbante - TopicsExpress



          

MACJA DHE KOTELJA (fabul) Një mace, me përkëdhelje Mbante pranë një kotele. E ushqente veç me tule, Me lajka e me pekule. Mishin në gojë ia jep Dhe e lan me gjuhë të vet. Ditë për ditë bishtin ja kref, Thonjtë seç ia rrit për qejf. Ja pastronte vetë çdo thua Dhe i thosh: -Mos më ngjaj mua ! Nëna do të rrisë thonjtë, Sa të trëmben dhe langonjtë. Mburrej kotelja për ditë: -Thuamë nënë; a s’jam si çitë…?! -Sa një çitë?! Ç’më bën të qesh, Ti më ngjan si luaneshë. Të mjaftojnë ata thonj Që të mbytësh dhe kapronj. Një ditë jashtë kotelja del, Ballë për ballë takon një gjel. I thotë gjeli: -Moj vogëlushe! A s’më thua sa ditë mbushe? -Ç’thua Gjel! -kotelja thotë, -Jam m’e madhja përmbi Botë. Qeshi tjetri: -Mos shit mënd! Je m’e vogla, në sojin tënd. I madh është gjithkush në jetë, kur s’e njeh, veten e vet. Dhe kotelja, e zhgënjyer, tek e ëma shkon rrëmbyer. Në fytyrë me inat, I ngul thonjt’ e shkon me vrap. Dhe kështu qysh atëherë Mbeti qorre mace mjerë. Mbeti qorre për tërë jetën Dhe s’e dinte të vërtetën. Për të keqen, ku qe shkaku E shqetësuar rri tek pragu. Nuk sheh dot dritën e diellit Ndaj më kot i lutet qiellit. -Eh, -thotë gjeli, moj e shkretë! Kështu ndodh gjithmonë në jetë. Nëse dikujt bishtin ja kref Nuk ka këshillë të dytë. Thonjtë, që ti rrit për qejf, Vjen një ditë të nxjerrin sytë. S’ia vlen me të tilla pësime Të vesh mend moj mikja ime.!
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 12:52:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015