MALLI…..! Gjymtyrët shtrihen ajrit... vibron muzika e - TopicsExpress



          

MALLI…..! Gjymtyrët shtrihen ajrit... vibron muzika e dëshirës udhëtojme rrugëve të pasionit mallin duam ta përpijmë! T’i shkurtojmë distancën e trupit T’i dëgjojmë tingullin e frymës T’a zhveshim qetësisht në dehje lehtasi ti them,- nuk je më Malli ! Malli arithmetika me një të njohur e panjohura është diku larg ekuacioni ngatërohet dëshirave zgjidhja në buzeprushin gjak! Të matësh qiejt e mallit shpend i verber je ...Ti… aroma e shpirtit gjen anët me afshin e trupit çan retë! Malli, shije t’ngrohtë pluskon gjaku i mallit kaloron i çmendur fryma buçet me tambure pasioni... malli, njeriu pelegrinë t’përjetshëm. Këndohet kënga e mallit, tingujt ikin larg këndohet shpirti i mallit dënesash të mbytura.. qahet e qeshet me mallin...! shirave, përtej Ylbereve të fatit! Tek mbrij atje, trupin e mallit qafos... aromën e thithë në mushkri t’dhimbjes... përshpërit qetësisht se mall kam për mallin... lodrojmë pa fund në botën e enigmës njerëzore. Malli kishte mall për mua, sa shumë mall... une mall kisha për mallin, pa fund... tek puthen njeriu dhe malli, hapsirat dehen ne faqet e librit të qiellit shkruhen me ajrin kohës... këngët e pakënduara të Bohemëve!. Malli me i lehti dhe i rëndi peng... në shpinë të shpirtit gulçon... rënkon pa fund atje si atëherë.... kur fjala mall na trembte dhe në gjumë.... Mallit i dhashë emrin tim pa kthim pagëzimi ishte asketik në manastirin e heshtjes.... ai me dha emrin e tij....bujarisht rregjistruar në lëkurën time të reshkur...! Koha kur malli dhe unë jemi nje.... pelegrinë me torba boshe... me etje për ujëra të patakuara të vetmuar në botën e kotësive e njerëzve Kemi nisur një udhë duke kënduar. Malli e njeriu, mallnjeriu njerëzor.... Grizhës I ka humbur bariu... Qafave tona zilkojnë këmborë...! Mallin e dua si veten.... malli më do marëzisht.... ikim të pijmë detetve Po..ikim, fort larg pa KTHIM! PK.gusht 12/2013.....
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 06:11:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015