MARREVESHJA ME SERBINE – NE ASNJE MENYRE NUK DUHET KALUAR! - TopicsExpress



          

MARREVESHJA ME SERBINE – NE ASNJE MENYRE NUK DUHET KALUAR! POSHT MARREVESHJA ME SERBINE! MARREVESHJE DIGJET Te Nderuar, ➢ Keto dy dite ne vijim jane shume te rendesihme per Kosoven dhe Shqiptaret si popull shumice, se cfare kahje (drejtimi) do shkoj e ardhmja e tyre, e femijeve te tyre, e nipave dhe mbesave te tyre. Sepse nga Deputet e Kuvendit (te zgjedhurit e popullit) pritet te Ratifikohet “Marreveshja me Serbine ose siq po thirret Marrevesha Thaci – Dacic”. Shume cka mvarret me PO-ne dhe JO-ne e ketyre Deputeteve (te zgjedhurit e popullit) se ne cfare drejtimi do na dergojne. • Nje gje duhet kuptuar te gjithe NE e kam fjalen per Shqiptaret ne Kosove, se Kosova drejt BE-se, drejt NATO-s, drejt organizmave tjere Nderkombetar ka vetem dy rruge te vetme. E ato dy rruge jane: Rruga permes/me Tiranen dhe e dyta, Rruga permes/me Beogradin. Kosova rruge tjeter te vetme nuk ka dhe nuk do kete dhe kete gje duhet te kemi shume te kjarte. E per fatin tone shume te keq kjo rruge e tanishme e Kosoves drejt ketyre organizmave apo Integrineve Nderkombetare po behet permes rruges te quajtur Beograd. Vet fakti qe pas perfundimit te Luftes se fundit ne Kosove Qershor 1999 e gjer ne ditet e sotshme, apo me sakt nga fillimi i negociatave/bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise nga Vjena e tani ne Bruksel, eshte nje tregues shume i kjarte se Prishtina shume me shume po i afrohet Beogradit, dhe teper e me teper po i largohet Tiranes. E gjithaashtu edhe kjo Marreveshje e arritur ndermjet Thacit e Dacicit, ku pritet te Ratifikohet nga Deputet (zgjedhesit e popullit) te Kuvendit te Kosoves, e kjo marreveshje nuk ka te beje me te drejtat e minoritetit serb ne Kosove, sikurse per keto te drejta nuk ka te beje as Pakoja e Ahtisarit. Por pikeqellimi i kesaj marreveshje eshte qe perseri e ne vazhdimesi ti mundesohet Beogradit (Serbise) te kete ndikimin e saj per ceshtje e rregullim te brendshem te Kosoves, tregon se Prishtina rrugen drejt BE-se dhe Organizmave tjere Nderkombetar do e kete permes Beogradit. o Po ti kthehemi Historise para 24 – 25 vjete (1988-1989), kur Deputet e asaj kohe ne Kuvendin e Kosoves (Kosoves si pjese perberse e Ish Shtetit Jugosllav) ben ndryshime te Kushtetutes se Autonomise se atehershe te Kosoves, dhe na thane se me keto ndryshime Kosova dhe populli Shqiptar nuk do humbin asgje. Mirepo koha tregoi se cfare humben, e cfare nuk humben Shqiptaret. Ne ate kohe ndonese nuk humben ata qe bene kete ndryshim te Kushtetues e ku i shkoi pershtati Beogradit, mirepo humbesit me te medhenj ishin vet Shqiptaret si popull. Dhe, te gjithe NE nga viti 1989 kur pushteti shovenist i Beogradit , pushteti i kasapit te ballkanit te quajtur Millosheviq, me nje dhune te papare hoqi Autonomin e Kosoves (Shqiptareve) te fituar ne vitin 1974. Dhe, te gjithe NE si Popull e dijme se ne cfare situatash te ndryshme kemi kaluar nga 1989 e gjer ne Qershor 1999, kur me Luften e drejte te UCK-se ne rradhe te pare dhe me ndihmen e miqeve tane nderkombetar ne rradhe te dyte, jemi sot ketu ku jemi. Edhe pse ende nuk jemi te Pavarur e Sovran ashtu siq jane te tjeter, sepse nuk kemi Ushtrine tone ne Kufijte tane. ➢ Tani me 2013 mbas 24 – 25 vjete, perseri nga Deputet e Kuvendit te Kosoves – te Kosoves gjysme te lire e me Pavaresi goxha te cunguar, pritet te bejne ndryshime dragstike te shume ligjeve dhe Kushtetutes se Kosoves (kushtetutes se Ahtisarit edhe ashtu te demshme, ne disfavor dhe kundrejte Interesave shteterore e Kosombetare te Kosoves dhe Shqiptareve), vetem e vetem qe perseri ti hapet rruga e akomoditimit te Beogradit ne Kosove. Ndonese tani Beogradi i tanishem 2013 (Tomisllav Nikolic, Aleksadar Vucic e Ivica Dacic) nuk do te perdor dhunen me ane te Policise dhe Ushtrise per te sublimuar (hequr) Pavaresine e shpallur te 17 Shkurtit 2008, sikurse qe beri Beogradi i viteve 1989 (Millosheviq – Sheshelj) ku me dhune sublimoi (hoqi) Autonomin e atehershme te Kosoves (Shqiptareve) te vitit 1974. Por tani Beogradit po i mundesohet rrikthimi ne Kosove me ane te ketyre bisedimeve/negociatave te padrejta, te pabarabarta e PA Kushte karshi Serbise. Me kete marreveshje te arritur Beogradi do kete ndikim direkt ne veri me ane te strukturave te saja, ku me heret ishin struktura Ilegale, Okupuese e Kriminele. Mirepo tani me kete Marreveshje te arritur keto struktura do te legalizohen, nuk do jene me Okupuese si dhe do amnestohen nga kriminaliteti. Po ashtu Beogradi ndikim te saj do kete edhe ne pjese tjera te banauar me shumice serbe. Gjitahstu Beogradi ndikim do kete edhe ne Prishtine, respektivisht ne Kuvend te Kosoves – ku ne te ardhmen priten qe numri I Deputeteve te rritet nga 120 sa jane ne 140, se pos 20 ulse te rezervuara qe kane serbet dhe minoritetet tjera, plus 20 tjera do fitojne me kete marreveshje. • Ky akomodim i Beogradit ne Kosove nuk do behet vetem pse keta Deputet te tanishem do te Ratifikojne kete Marreveshje. Ky akomodim i Beogradit ne Kosove nuk do behet vetem pse kjo Qeveri e tanishme e Kosoves hyri ne keto bisedime/negociata qorrazi. Por ky akomodim i Beogradit ne Kosove do behet vetem atehere nese NE Shqiptaret ne Kosove e me gjere qendrojme neglezhent duke mos rreaguar fare karshi ketyre padrejtesive. Prandaj eshte shume me rendesi te madhe se te gjithe NE se Bashku te rreagojme e kundershtojme Ratifikim e kesaj Marreveshje. Te dalim ne numer sa me te madh dhe me cdo kusht te kundershtojme AKOMODIMIN e Beogradit ne Kosove. POSHTE MARREVESHJA THACI – DACIC! MARREVESHJA NUK KALON – DIGJET! Respekt,
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 07:45:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015