MARRËVESHJA NË SENAT RRIT 1% WALL STREET ngjelina Stoqet - TopicsExpress



          

MARRËVESHJA NË SENAT RRIT 1% WALL STREET ngjelina Stoqet amerikane u rritën në ditën e mërkurë të mbështetura në deklaratën e krerëve politikë në senat për realizimine një marrëveshje që shmang falimentin. Deklarata e mësipërme konfirmoi të vërteta pritshmëritë e investitorëve dhe analistëve me eksperiencë që u deklaruan të sigurt për një marrëveshje të minutës së fundit. Tashmë stoqet amerikane qëndrojnë pranë pikës më të lartë historike. Sipas kreut të demokratëve Harry Reid dhe atij republican Mitch Mçonnell marrëveshja në senat parashikon rihapjen e qeverisë deri në 15 janar dhe rritjen e tavanit ët borxhit deri në 7 shkurt. Këto deklarata kanë çuar treguesin S&P 500 në një distancë shumë të afërt me kulmin historic të 1 mijë e 729.86 pikë që ka prekur në 19 shtator. Megjithatë masa e rritjes ka qënë e ekzagjeruar për shkak të volumit të ulët të shkëmbimeve me vetëm 2.4 miliardë aksione. Volumi i ulët është përcaktuar nag fakti që shumcia e inevstitorëve kanë pasur frikë të përfshihen në tregti dhe kanë preferuar të qëndrojnë mënjanë deri në qartësimin e situatës. Lojtarët e tergut e cilësuan situatën si “një ngjarje historike, pavarësisht trendit pozitiv të ditës së sotme e cila shoqërohet paralelisht nga pauza dhe shqeetësimi, pasi janë të paktë ata që kanë guxim të mjaftueshëm të përfshihen në një lojë ku nuk dihet se çfarë do të ndodhë në minutën e ardhshme”. Paralelisht ëprgjatë këtyre ditëve të krizës politike në shtetet e bashkuara nëj pjesë e madhe e strategjistëve të tregut kanë argumentuars e vala e shitjeve dhe zhvlerësimeve që ka shkaktuar kriza ka qënë një mudnësi e mirë për të blerë pasi dihet që Uashingtoni vepron në minutën e fundit. Të gjithë 10 sëektorët e tregueist S&P kaluan në vlerë positive dhe kreu e ka mbajtur treguesi i financave me rritje 1.8%. Doë Jones industrial u rrit 1.28% në 15 miëj e 362.66 pikë. Standard & Poors 500 u rrit 1.33% në 1 mijë e 720.59 pikë dhe Nasdaq Composite u rrit 1.11% në 3 miëj e 836.26 pikë. Ndikim pozitiv në performancën e tregut të aksioneve ka dhënë dhe sezoni i mirë i raportimeve të kroporatave. Bank of America raprotoi fitim tremujor në 2.22 miliardë kundrejkthumbjeve të vitit të kaluar. Analistët tahnë se kjo bankë ka treguar rezultate impressive në nivelin e kapitalit si dhe në ekzekutim solid. Aksionet e Yahoo kanë vijuar rritjen, ndërsa raporti i IBM, American Express dhe eBay do të publikohen në orët e para të ditës.
Posted on: Wed, 16 Oct 2013 19:55:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015