• MBROJTJA DHE SULMI NJE DUEL "TITANESH" MES INTERIT DHE ROMES. - TopicsExpress



          

• MBROJTJA DHE SULMI NJE DUEL "TITANESH" MES INTERIT DHE ROMES. Po afron ndeshja e shumëpritur mes Interit dhe Romës, në program për t’u zhvilluar nesër në mbrëmje në stadiumin “San Siro”. Për zikaltrit, ky takim do të jetë një test tjetër i rëndësishëm pas Juventusit dhe Romës, të cilat i kaluan me sukses duke grumbulluar katër pikë. Ndërsa për kryesuesit e kampionatit, ndeshja ndaj Interit është pa dyshim “provimi” i parë për bandën e drejtuar nga Rudi Garsia. Trajneri i zikaltërve, Valter Maxarri, në ditën e djeshme ka zhvilluar një seancë stërvitore të gjatë për të përgatitur më së miri përballjen me Romën, ndërsa kolegu i tij, Garsia, ka larguar dhe ekipet e të rinjve nga fusha, pasi u druhej spiunëve të mundshëm. Sfida Inter-Roma është dhe përballja në distancë mes dy trajnerëve, që për momentin u kanë ndryshuar fytyrën skuadrave respektive që drejtojnë, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin. Kundër njëra-tjetrës do të vihen dy mbrojtjet dhe sulmet më të mira të kampionatit. 17 gola kanë realizuar kryeqytetasit, ndërsa 16 zikaltrit, ndërsa vetëm një gol ka pësuar në gjashtë takime ekipi i Garsias dhe tre ai i Maxarrit. Interi- Ish-trajneri i Napolit duket se kërkon të mos i lërë asgjë rastësisë dhe ka mbledhur ekipin e tij duke i treguar të regjistruara ndeshjet, që ka luajtur ekipi verdhekuq në këtë sezon. Për sa i përket formacionit të Interit, i vetmi në dyshim është Xhonatan, i cili nuk e ka arritur ende formën e tij më të mirë, pas problemeve muskulore në takimin ndaj Fiorentinës. Në rast se braziliani nuk do t’ia dalë, është gati të aktivizohet Pereira. Ndërsa në sulm konfirmohet Alvarez pas sulmuesit të vetëm Palasio, me Kovaçiç që duket se është më i favorizuar se Taider për të zbritur në fushë që nga minuta e parë. Roma- Te kryeqytetasit, dyshimi më i madh është aktivizimi i Ljajiç, që ka ende probleme në shpinë, ndërsa si Maikon dhe Bradlei nuk do të jenë në dispozicion të teknikut francez.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 12:47:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015