ME ENCIKLOPEDINE E TYRE VLERESOJENI ANGLINE bashkepuntoren e - TopicsExpress



          

ME ENCIKLOPEDINE E TYRE VLERESOJENI ANGLINE bashkepuntoren e RUSISE NE COPTIMIN , GJAKOSJEN , ASIMILIMIN , TJETERSIMIN dhe IDEATOREN E GENOCIDEVE KUNDER KOMBIT TONE keto 200 vitet e fundit .... SHQIPËRIA: Zëri Shqipëria në botimet enciklopedike të dy dekadave të fundit përgjithësisht del në forma të ndryshme, por në të gjitha rastet e varfër, si vëllim, si përmbajtje, si koncept gjeografik, politik, historik, etnografik, kulturor e bashkëkohor. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Oksfordit, siç thuhet, njërën prej enciklopedive më të besueshme në botë, me mbi 20.000 zëra, botimi i vitit 2005, i të cilës është përkthyer edhe në gjuhën shqipe një vit më vonë, Shqipërinë e paraqet në katër paragrafë, si një vend të varfër, me tokë kënetore, me ekonomi të paplanifikuar dhe me një histori po kaq të varfër, e cila fillon me shekullin XIV, Perandorinë Osmane, përkatësisht Ali Pashë Tepelenën dhe poetin anglez Bajronin, për t’ia dhënë gjysmën e hapësirës kohës së komunizmit dhe postkomunizmit, deri në vitin 1997 (vëll. VI. f. 1207-1208). Deri sa Serbia, në më pak hapësirë paraqitet si një shtet që paska qenë “i pavarur që ë shekullin IV”( vëll. VI. f. 1121), por “u pushtua nga turqit në shekullin XIV” (vëll. VI. f.1121), për Shqipërinë nuk thuhet asnjë fjalë për antikitetin, mesjetën, periudhën e Skënderbeut, Pashallëqet autonome Shqiptare etj. Zëri Shqipëria, nuk ka fat më të mirë as në Enciklopedinë britanike, njërën prej enciklopedive më të vjetra në botë (1768), ndërsa ne e kemi konsultuar botimin e vitit 2002, versionin alfabetik të referencave themelore, versionin tematik dhe versionin elektronik të vitit të fundit. Në Enciklopedinë britanike zëri Shqipëria (f. 206-208) paraqitet në rreth pesë shtylla. Brenda tekstit të vëllimit alfabetik ka një hartë të Shqipërisë së sotme, por as edhe një fotografi të vetme, ndërsa në versionin tematik (vëll. XIV. f. 612-618) është botuar një fotografi nga qyteti muze i Krujës. Shqipëria po kaq errët prezantohet edhe në versionin elektronik, si shtet i përbërë prej dy nëngrupeve kryesore: gegëve në veri dhe toskëve në jug. Ndonëse një botim mjaft bashkëkohor dhe kapital për nga përmbajtja dhe vëllimi, me autorë dhe tekste të dekadës së fundit, Shqipëria si nocion gjeografik dhe politik e historik, nuk është për tu lakmuar as në një nga botimet e fundit akademike në Lindje. Fjalën e kam për botimin enciklopedik të veprës Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman, në të cilën Shqipëria nuk mund të krahasohet jo vetëm me vendin dhe përmbajtjen që i është dhënë Serbisë, po ndonjëherë edhe Maqedonisë e popullit maqedonas. Në kronologjinë e pasur historike të këtyre vëllimeve vendi i personaliteteve shqiptarëve theksohet vetëm në vitin 1463, kur shënohet ekspedita shqiptare e Mehmetit II dhe me vitin 1656, kur fillon periudha e sundimit të Familjes Qypriliu dhe heshtet deri në vitin 1910, kur theksohen Kryengritjet shqiptare dhe viti 1912, kur veçohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Le të kujtojmë se po në këto vëllime vlerësohen si ngjarje të karakterit historik: fillimi i rebelimeve serbe (1804), autonomia serbe (1816) dhe madje “problemi armen” e “problemi maqedonas” (1878), Kryengritja e Ilindenit (1902) dhe viti kur Maqedonia fiton autonominë (1903). Për akademikët turq, në historinë e Perandorisë Osmane nuk ka asnjë domethënie as vlerë historike periudha e Skënderbeut, Pashallëqet Shqiptare të Janinës e të Shkodrës, apo së paku vlerë rebeluese, të cilën ua njohin serbëve po në këtë periudhë, Rrethimi i Krujës, si një prej momenteve të rëndësishme shtetërore, pushtimi i Shkodrës, si një prej momenteve të përcaktimit të kufirit perëndimor në Shtetin Otoman, dorëzimi i Ulqinit, si një prej fillimeve të ndryshimit të kufirit Perëndimor të Perandorisë Osmane me ndihmën e aleatëve europianë etj. KOSOVA: Duke qenë një shtet i ri dhe me një moshë tepër të re të shpalljes së pavarësisë, që për botimet enciklopedike është pothuajse e papërfillshme, së paku si nocion gjeografik dhe historik, për Kosovën do të duhej të bëhej më shumë, që dobësitë të mos na dalin, qoftë edhe vetëm në gjuhën shqipe, ashtu sikur nuk del në botimin jo vetëm anglisht, por edhe në botimin shqip të Enciklopedisë së përgjithshme të Oksfordit. Enciklopedia më e besueshme në botë, e cila duket të jetë jo vetëm në vitrinat akademike, por edhe në tavolinat e publicistëve të botës, edhe në vitin 2005, përkatësisht edhe në vitin 2006, kur botohet në gjuhën shqipe në Tiranë, zërin Kosova, e fillon me fjalinë “Krahinë në Serbinë Jugore” (f. 660). Brenda një paragrafi prej 12 rreshtash sa ka zëri për Kosovën, përjashto fjalinë e parë që përmban një mesazh gjeografik dhe historik njëkohësisht dhe fjalinë e dytë të karakterit gjeografik dhe etnik, pjesa tjetër është krejtësisht politike dhe paraqitet me gabime të mëdha lëndore e metodologjike, si këto: “Kosovës iu dha një shkallë autonomie nga qeveria e ish-Jugosllvisë më 1974, mirëpo pas konfliktesh etnike midis shqiptarëve (që përbëjnë mbi 75% të popullsisë) dhe serbëve (për serbët nuk thuhet përqindja, v.j.), qeveria serbe e shpërndau Kuvendin e Kosovës dhe imponoi sundimin e drejtpërdrejtë”.(660). Për autorin e këtij zëri, Kosova nuk ka qenë as nuk është nocion historik, gjeografik, politik dhe madje kulturor e etnik, por qenka vetëm një provincë serbe në jug, si edhe të gjitha provincat etnografike dhe kulturore serbe. Prej citatit të mëtejmë del se Kosova nuk paska qenë nocion historik, gjeografik dhe madje etnokulturor që nga antikiteti e mesjeta dhe shtetëror nga periudha e Perandorisë Osmane, si dhe etnolinguistik, politik e ushtarak që në periudhën e Jugosllavisë mbretërore, por vetëm në vitin 1974 iu paska dhënë një autonomi, për t’iu marrë, jo si rezultati i përpjekjeve historike të shqiptarëve për çlirimin e saj dhe bashkimin me hapësirën tjetër etnohistorike, etnokulturore e etnogjuhësore shqiptare, por si rezultati i “konfliktit etnik mes shqiptarëve dhe serbëve”. Dhe për më tej, e shqiptarëve, që paskan një përbërje prej 75% të popullsisë së saj. E palejueshme apo jo për një botim bashkëkohor, të cilit i beson bota dhe të cilin po me këtë gjendje ne kemi pranuar ta botojmë e ta shpërndajmë si një botim tepër të besueshëm edhe në gjuhën shqipe e për lexuesit shqiptarë.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 15:36:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015