ME SHKRIMTARIN BASHKIM SHEHU NE BERAT Interesim i lexuesve - TopicsExpress



          

ME SHKRIMTARIN BASHKIM SHEHU NE BERAT Interesim i lexuesve beratas per veprimtarine "Vjeshta e Librit", organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit TOENA. Salloni i Librit do te qendroje i hapur per beratasit edhe e dielen e e henen, ne Biblioteken e Qytetit. Ka ngjallur interes takimi i shkrimtarit Bashkim Shehu me lexuesit beratas sot pasdite ne mjediset e Bibliotekes se Qytetit qe mban emrin e perkthyesit te njohur Vexhi Buharaja. Edhe pse dite e shtune salla e konferencave e kesaj biblioteke ishte e mbushur plot. Midis te pranishmeve edhe ministri i Drejtesise Nasip Naco, deputeti Fidel Ylli. Kryetari i Bshkise Fadil Nasufi, kryetarja e Keshillit Bashkiak dhe drejtore e Bibliotekes Valbona Zylyftari, intelektuale e krijues te njohur etj. Romani i Bashkim Shehut "Loja, shembja e qiellit" u vleresua nga referuesit Beti Njuma, Irena Toci, Valbona Zylyftari dhe pjesmarresit qe e moren fjalen. Pyetjet dhe nderhyrjet e te pranishmeve, bashkebisedimi me shkrimtain krijuan nje atmosfere interesante dhe te kendeshme kulturore gjate gjithe takimit. Bashkim Shehu jeton prej vitesh ne Barcelone te Spanjes dhe eshte nje prej zerave me perfaqesues te letersise shqipe te tranzicionit, ku tema me e preferuar e tij eshte jeta e shqiptareve ne diktature, perpjekjet e nje populli per me shume liri e demokraci per nje gjysem shekulli. Gjithashtu, gjate kesaj periudhe qe jeton e punon ne Spanje ka sjelle ne shqip nje numer e konsiderueshem te autoreve te letersise spanjolle, duke u bere nje ure lidhese midis kulturave te e dy vendeve.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:24:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015