MENDIMI DHE QËLLIMI (nga "Ashtu si mendon njeriu", James - TopicsExpress



          

MENDIMI DHE QËLLIMI (nga "Ashtu si mendon njeriu", James Allen) DERI kur të lidhet mendimi me qëllimin nuk ka përmbushje inteligjente. Shumica e lejojnë anijen e mendimit "të bredhë" nëpër oqeanin e jetës. Paqëllimshmëria është ves, dhe bredhja e tillë nuk guxon të vazhdohet për atë që dëshiron t’i shmanget katastrofës dhe shkatërrimit. Ata që nuk kanë qëllim qendror në jetën e vet bien pre e lehtë e shqetësimeve të vockla, e frikave, e telasheve dhe e vetë-keqardhjes, ku të gjitha janë indikacione të dobësisë, që çojnë, po aq sigurt sa mëkatet e planifikuara me kujdes (megjithëse nëpër një rrugë tjetër), në dështim, në palumturi, dhe në humbje, sepse dobësia nuk mund të vazhdojë në një univers të fuqishëm evolues. Një njeri duhet ta formojë një qëllim të arsyeshëm në zemrën e tij, dhe të niset që ta përmbushë atë. Ai duhet ta bëjë qëllimin e tij pikë centralizuese të mendimeve të tij. Qëllimi mund ta marrë formën e një ideali shpirtëror, apo mund të jetë objekt material, sipas natyrës së njeriut në atë rrethanë; por cilado që të jetë, ai duhet t’i përqendrojë vendosmërisht forcat e veta të mendimit në qëllimin, të cilin e ka caktuar para vetes. Ai duhet ta bëjë këtë qëllim si detyrën e tij supreme, dhe duhet me t’i përkushtohet arritjes së tij, duke mos i lejuar mendimet e tij të bredhin në fantazi jetëshkurtra, etje të paarritshme, dhe imagjinime. Kjo është rruga e mbarë drejt vetë-kontrollimit dhe përqendrimit të vërtetë të mendimit Edhe nëse ai dështon përsëri e përsëri në përmbushjen e qëllimit të vet (siç edhe duhet domosdo deri kur të tejkalohet dobësia), fuqia e fituar e karakterit do të jetë masa matëse e suksesit të tij të vërtetë, dhe kjo do të formojë pikë të re të nisjes për fuqinë dhe triumfin e të ardhmes. Ata që nuk janë të përgatitur për zotërimin-kuptimin e një qëllimi të lartë duhet t’i përqendrojnë mendimet në performansën e përkryer të detyrës së tyre, pa marrë parasysh se sa e parëndësishme mund të duket detyra e tyre. Vetëm në këtë mënyrë mendimet mund të mblidhen dhe të fokusohen, dhe mund të zhvillohet vendosmëria dhe energjia, dhe kur të bëhen këto, nuk ka asgjë që nuk mund të përmbushet. Shpirti më i dobët, duke e njohur dobësinë e vet, dhe duke e besuar këtë të vërtetë se fuqia mund të zhvillohet vetëm me përpjekje dhe me ushtrime, duke besuar kështu, do të fillojë menjëherë ta fusë veten në veprim të zellshëm, dhe duke shtuar përpjekje pas përpjekjes, durim pas durimit, dhe fuqi pas fuqisë, kurrë nuk do të ndalet në zhvillim, dhe në fund do të rritet e do të bëhet hyjnisht i fuqishëm. Ashtu si mundet njeriu fizikisht i dobët ta bëjë veten të fortë me trajnim të kujdesshëm dhe të durueshëm, ashtu edhe njeriu i mendimeve të dobëta mund t’i bëjë ato të fuqishme duke e ushtruar veten në të menduarit e duhur. Ta lësh anash paqëllimshmërinë dhe dobësinë, dhe të fillosh të mendosh me synim-qëllim, është të hysh në rangun e atyre të fuqishmëve që dështimin e njohin vetëm si një nga shtigjet kah realizimi; që i bëjnë të gjitha gjendjet t’iu shërbejnë, dhe që mendojnë fuqishëm, ndërmarrin pa frikë, dhe përmbushin plot mjeshtri. Pasi ta ketë formuar qëllimin e tij, një njeri duhet ta shenjojë mentalisht një rrugë të drejtë deri te arritja e tij, duke mos shikuar as djathtas as majtas. Dyshimet dhe frikat duhet të përjashtohen rigorozisht; ato janë elemente shkatërruese, që e thyejnë vijën e drejtë të përpjekjes duke e bërë atë të shtrembër, joefektive, të padobishme. Mendimet e dyshimit dhe të frikës kurrë nuk kanë përmbushur asgjë, dhe kurrë nuk munden. Ato gjithmonë çojnë në dështim. Qëllimi, energjia, fuqia për të bërë, dhe të gjitha mendimet e forta ndërpriten kur zvarriten brenda dyshimi dhe frika. Vullneti për të bërë lind-buron nga dija se mund të bëjmë. Dyshimi dhe frika janë armiqtë e mëdhenj të dijes, dhe ai që i inkurajon ato, që nuk i vret ato, e zmbraps veten në secilin hap. Ai që i ka mposhtur dyshimin dhe frikën e ka mposhtur dështimin. Secili mendim i tij është në aleancë me fuqinë, dhe ai ndeshet me të gjitha vështirësitë dhe i mposht ato me urti. Qëllimet e tij janë të mbjellura në stinën e duhur, dhe ato lulëzojnë dhe i prodhojnë frutat, që nuk bien në tokë para kohe. Mendimi i lidhur pa frikë me qëllimin bëhet forcë krijuese: ai që e di këtë është i gatshëm të bëhet diçka më e lartë dhe më e fuqishme se një grumbull i thjeshtë i mendimeve që valëviten dhe i ndjenjave luhatëse; ai që e bën këtë është bërë zotëruesi i vetëdijshëm dhe inteligjent i fuqive të tij mendore. sites.google/site/kalabuli/jetes%C3%AB
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 15:14:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015