MESO NGA KJO NGJARJE: Kur shkova atë natë në shtëpi, gruaja - TopicsExpress



          

MESO NGA KJO NGJARJE: Kur shkova atë natë në shtëpi, gruaja ime më shërbeu darken. I kapa dorën dhe i thashë se kisha diçka për t’i thënë. Ajo u ul në karrige dhe filloi të hante qetësisht. Vështrova dhembje në sytë e saj. Nuk dija si të hapja gojën sërish, por duhet t’ia thosha atë që kisha në mendje. - “Dua divorcin” i thashë. Ajo nuk u duk e shqetësuar, dhe m’u përgjigj butësisht -“Pse?” Iu shmanga pyetjes se saj. Kjo e beri te nervozohej. Hodhi lugën që mbante në dorë dhe ulëriti -“ Ti nuk je burrë”. Atë natë nuk i folëm njëri tjetrit. Ajo po qante, donte të dinte ç’kishte ndodhur me martesën tonë. Dhe përgjigja ishte se zemra ime i përkiste dikujt tjetër, i përkiste të dashurës dhe për gruan ndjeja veç mëshirë. Me një ndjenje faji hartova një marrëveshje ku i lashë gruas shtëpinë tonë, makinën dhe 30% të aksioneve të kompanisë. Ajo e lexoi dhe e grisi në qindra copëza. Njeriu që kisha ndarë 10 vjet me të, tani ishte kthyer në një të huaj. Më erdhi keq për kohën e saj të humbur dhe energjitë e shpenzuara kot, por nuk mund ta ktheja mbrapa atë që e kisha thënë, doja të dashurën tashmë. Filloi të qante me të madhe, diçka që e prisja. Ta shihja të qante ishte si një lloj lehtësimi për mua, duke qenë se ideja e divorcit më kishte torturuar për javë me radhë. Ditën tjetër shkova në shtëpi shume vonë dhe e pashë të shkruante diçka. Nuk e pyeta dhe shkova të flija pas një ditë të ngarkuar në punë dhe me të dashurën. Në mëngjes më dha marrëveshjen e saj të divorcit, nuk donte asgjë prej meje përveçse një muaj vëmendje. Kërkoi që në atë muaj të përpiqeshim të bënim një jete normale dhe arsyeja e saj ishte shumë e thjeshtë: djali ynë kishte provime atë muaj dhe nuk donte që divorci ynë të ndikonte tek ai. Kjo ishte e pranueshme për mua, por ajo kërkoi edhe diçka më shumë. Donte ta ngrija në krahë çdo mëngjes nga krevati deri tek dhoma e ndenjes ashtu siç kishim bërë në ditët e para të martesës sonë. Mendova se ajo po çmendej, gjithsesi pranova. Kur ia tregova këtë të dashurës, filloi të qeshte me të madhe dhe iu duk absurde. Unë dhe gruaja ime nuk kishim pasur kontakte fizike për një kohë të gjatë. Kur e ngrita në krahë ditën e parë, djali ynë erdhi mbrapa nesh dhe bërtiti i lumtur -”Babi po ngre mamin në krahë”. U ndjeva shumë në faj në ato momente. Eca me të në krahë për rreth 10 metra. Ajo më tha me zë të ulet. - ”Mos i trego djalit tonë për divorcin” . Sërish vura re dhembje në sytë e saj. Ditën e dytë ishte e lehtë për ne. Ajo u mbështet në gjoksin tim dhe munda ta ndjeja parfumin e saj. Kisha kohë që nuk e shihja më si femër. Vura re se nuk ishte më e re, flokët i ishin bërë gri dhe rrudhat i ishin shtuar. U ndjeva keq për atë çka i kisha bërë. Në ditën e katërt kur e ngrita serish në krahë ndjeva njëfarë intimiteti të rikthehej. Në ditët në vazhdim filloi të rritej edhe më shumë. Një mëngjes ajo po kërkonte ç’të vishte, por të gjitha rrobat i rrinin më të mëdha. Në atë moment vura re sesa ishte dobësuar, ja pra pse e ngrija aq lehtë ne krahë. Ndjeva dhembje në shpirt, ajo kishte mbledhur kaq shumë vuajtje dhe lot në zemrën e saj. Pa vetëdije iu afrova dhe ia përkëdhela flokët. Në atë moment vjen djali dhe thotë: - ”Babi është koha te ngresh mamin ne krahë”. Kjo ishte bërë tashmë si pjesë e jetës së tij. E ngrita sërish, ajo më hodhi duart rreth qafës dhe çuditërisht u ndjeva si në ditën e parë të martesës. Ditën e fundit të ”marrëveshjes” kur e ngrita serish në krahë, nuk doja ta lëshoja më. Më pas shkova të takoja të dashurën. - “Nuk dua te divorcohem ” – i thashë. Më pa, më vuri dorën në ballë e më tha mos kisha temperaturë e ndaj flisja përçart. “- E dëgjove mirë ç’të thashë, nuk dua të divorcohem”. Me dha një shpullë dhe përplasi derën e iku. Martesa ime ishte bërë e mërzitshme sepse unë nuk i kisha vlerësuar gjërat e vogla, jo sepse dashuria nuk ishte më. Shkova në një dyqan me lule dhe porosita një buqetë, ku në një shënim e shkrova: ”Do të të ngre në krahë derisa vdekja të na ndaje”. Vrapova në shtëpi me lulet në dorë dhe me buzëqeshje në fytyrë. Ngjita shkallët dhe në krevat gjej gruan time në shtrat…. të vdekur…. Ajo kishte luftuar me kancerin për muaj me radhë dhe unë isha shumë i zënë me të dashurën, për ta vënë re. Ajo e dinte që do të vdiste shpejt, por donte që në sytë e djalit tonë unë të mbetesha një bashkëshort i mrekullueshëm… Vlerësoni gjërat para si t’i humbni, sepse atëherë do të jetë shumë vonë për t’i kthyer pas...
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 10:21:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015