META:INTEGRIMI EVROPIAN PRIORITET PARESOR PER TE - TopicsExpress



          

META:INTEGRIMI EVROPIAN PRIORITET PARESOR PER TE GJITHE Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Eurodeputetët Anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri të kryesuar nga Eduard Kukan. Në fjalën e tij, Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian ndaj Shqipërisë dhe theksoi se integrimi evropian do të jetë prioriteti parësor i të gjitha institucioneve shqiptare. Në këtë drejtim, Meta u shpreh se fokusi i punës së Kuvendit do të jetë krijimi i një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv, përmes gjithëpërfshirjes dhe konsultimeve të hapura më të gjithë aktorët parlamentarë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Nga ana e tij Eurodeputeti Kukan, duke mirëpritur rekomandimet pozitive të Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, nënvizoi se puna e politikës shqiptare duhet përqendruar në ruajtjen e këtij momenti pozitiv në interes të vendit. Në këtë kontekst, z. Kukan vuri në dukje rëndësinë e veçantë të Parlamentit si institucioni ku zhvillohet dialogu politik mes palëve.
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 18:13:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015