MIQËSITË Nuk i kuptoj prej kohësh Miqësitë Si mjaft - TopicsExpress



          

MIQËSITË Nuk i kuptoj prej kohësh Miqësitë Si mjaft gjëra të tjera Që shtirem sikur i kuptoj. Ngatërruar rend marsi, Njëherësh në katër stinë, Sikur do të na thotë Se pragu i pendesës është aty, Ku ndryshimi troket më shpesh. Arinjtë e përgjumur dimrit, Zogjtë e cicëritur në pranverë, Gjinkallat e zhurshme piskut, Ketrat e shqetësuar vjeshtës. Të gjitha këto i kuptoj disi, Por miqësitë jo. Që kur fillova të kuptoj diçka, Nuk kuptoj më, Nuk kuptoj në fakt, Gjithë çfarë kam kuptuar As çfarë i dhelpëron kuptimit. Miqësitë edhe i kemi, Edhe bredhim vetëm. Më ngutshëm se marsi, Në më shumë se katër stinë. Ndizemi dimrit të përgjumur, Pranverën me trille e fshehim, Verën me akuj e mbulojmë, Vjeshtës ca këngë të rreme i derdhim. Ndërsa miqësitë... Miqësitë po, I kafshojmë përgjakshëm, Ashtu si rendom kafshohet preja, Ose na kafshojnë ato, Ashtu si kafshohet preja. Dhe gjithmonë pa stinë, Gjithmonë frut i pjekur.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 10:55:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015