Mafia Shqiptare (pjesa e katërt) Pjesa e katër Arkitektura ne - TopicsExpress



          

Mafia Shqiptare (pjesa e katërt) Pjesa e katër Arkitektura ne rrugen e strukturimit Mafia shqiptare perbehet nga 15 klane, qe disponojne te gjitha bazat territoriale te qendrueshme. Nese Tirana ka numrin me te madh te klaneve, qytetet e tjera jane te prekura nga implementimi mafioz. Struktura e brendshme Struktura e brendshme e nje klani orientohet qarte drejt nje arkitekture te tipit italian. E thene me thjeshte: me kapon (kapo eshte termi i huazuar ne shqip), keshilltaret, kryetaret e grupeve dhe ushtaret. Funksioni i zevendesit te kapos duket se eksizton ne gjirin e disa klaneve te Durresit dhe Tiranes. Mafia, skema e pastrimit te parave E Shtune, 12 Maj 2007 Publikohet pjesa e dyte e raportit te hartuar nga specialistet franceze te krimit te organizuar, bazuar ne informacionet e sherbimeve sekrete. Dokumenti i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal analizon pushtetin ekonomik te klaneve mafioze Struktura ndermjet klaneve Organizimi ndermjet klaneve te mafias shqiptare ka arritur nje grade sofistikimi ne veren e vitit 2005. Faza e pare e perqendrimit te mafias shqiptare eshte vene ne zbatim nga viti 2000 ne vitin 2004, nga nje lufte klanesh qe solli 22 vrasje. Nje kupole e tipit, edhe ketu italiane, duket sikur lindi ne kete kohe. Pa percaktuar aktivitetin e bashkesise se klaneve, ky autoritet superklanor aplikohet ne klane te ndryshme te vendosura ne jug te rruges Tirane–Elbasan. Perberja e ketij bordi kriminal dhe emerimi i drejtuesve te tij sollen perballje te dhunshme. Vajdin Lame, nje nga kreret e klanit te Tiranes, u vra ne kete menyre. Keto berthama homogjene te mafias shqiptare kane nje force rrezatimi jo te zakonshem, jashte komunitetit kriminal, qe u jep klaneve mafioze nje pushtet global ne te gjithe vendin. Pushteti ekonomik Pastrimi i parave Pjesa me e madhe e perfitimeve te nxjerra nga aktivitetet kriminale eshte riinvestuar ne te gjithe vendin, me qellim pastrimin e parave, sipas tre modeleve komplementare (plotesuese). Ndertimi Modeli i riinvestimit, me i thjeshti dhe me i perdoruri mbeshtetet ne menyre masive ne sektorin e ndertimeve. Ndermarrje te shumta u perkasin sot krereve te klaneve. Rentabiliteti i jashtezakonshem i tregut te ndertimeve e ben kete ceshtje mjaft terheqese. Cmimi mesatar i ndertimeve per meter katror ne Tirane eshte 215 euro, ndersa ai i shitjes 650 euro. Nje situate e tille vihet re ne te gjithe vendin. Kapoja i Shkodres ka vene ne kete menyre nje pasuri prej disa miliona dollaresh, duke riinvestuar parate e perfituara nga aktivitetet e tij, ne nje ndermarrje ndertimi te hoteleve. Pervetesimi i sistemit bankar Menyra e dyte e pastrimit te parave, e perdorur nga mafia shqiptare, mbeshtetet kryesisht te pervetesimi i sistemit bankar. Ky i fundit duket sikur kryhet nepermjet operacioneve te realizuara me ane te dy tipeve bankash. Bankat greke jane ato me te perdorurat, por ato kane nevoje per te siguruar bashkepunimin e drejtuesve te tyre. Dy banka shqiptare private jane hapur keto vitet e fundit: “Credins“ dhe Banka Popullore. Roli i klaneve ne krijimin e tyre dhe volumi i aktiviteteve qe kane, nuk ka pike dyshimi. Konglomeratet Menyra me e sofistikuar e pastimit te parave mbeshtetet te konglomeratet e verteta qe bashkojne shume aktivitete me potencialin e fuqishem te pastrimit te parave: Ndertimi i puneve publike dhe kryesisht restaurimi. Konglomeratet me te medha kane gjetur mundesine te eksplorojne forma te reja te pastrimit te parave, kryesisht ne media. Konglometari me i madh eshte ai i te ndjerit, Vajdin Lame. Ai ka ne fakt nje ndermarrje te ndertimit te puneve publike, 2 restorante, 3 radio, sikurse dhe aksione ne dy kanale televizive. Teresia e ketyre aktiviteteve kane per qellim te vetem pastrimin e nje pjese te parave te trafikut te heroines, qe kryhet nga nje klan i Tiranes. Zhvillimi i nje tjeter konglomerati eshte shume instruktiv mbi opsionet strategjike te pastrimit te parave te mafias. Edil Alit ka gjithashtu nje shoqeri ndertimi dhe nje kanal televiziv (Mediavizion). Ky konglomerat ka tentuar te bleje banken “Dardania” qe te kete mundesine te kryeje pastrimin e parave ne nje entitet te vetem. Tentativa konstante per t’i bashkuar riinvestimeve kriminale me grupet mediatike, sigurisht qe nuk mbeshtetet te rentabiliteti i ketij sektori, por te mundesia qe ato ofrojne per te zoteruar informacionin dhe per te mbrojtur aktivitetet e klaneve qe kane. Monopolet e importit Shqiperia importon 75 per qind te asaj qe konsumon. Mafia shqiptare ka ne dore pjesen me te madhe te importeve qe realizohen nga vendi, duke monopolizuar shumicen e licencave te nevojshme per keto operacione. Eshte e vertetuar se klanet kryesore te Tiranes dhe Durresit zoterojne, vec te tjerash, licencat e importimit te celikut, grurit, sheqerit, kafes, birres dhe markave me te medha te automjeteve evropiane, si edhe te nje prodhuesi elektroshtepiak italian. Varesia kriminale e ekonomise shqiptare Keto dy depertime kriminale te vecanta, e vendosin ekonomine shqiptare nen varesine e krimit. Treguesit ekonomike Nje nga problemet kryesore te ekonomise se vendit eshte madhesia e deficitit aktual, qe prek shifren 299 milione euro mes semestrit te pare te vitit 2005 dhe atij 2006, ose 7.5% i Prodhimit te Brendshem Bruto. Ky deficit eshte rritur me shume per shkak te deficitit tregtar te Shqiperise, i cili prek shifren 785 milione euro per te njejten periudhe, ose 22% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Zbulimet kriminale Ky deficit tregtar krijohet logjikisht nga nje eksport i dobet, krahasuar me importet qe kryhen, te cilat jane rritur me 18% ne kete periudhe. Mirepo, ne vume re me lart dominimin e mafias shqiptare mbi importet. Varesia e ekonomise shqiptare te pastrimi i parave duket qarte po te marrim ne konsiderate qe 60% i ketij deficiti tregtar eshte mbuluar nga transferimet e fondeve te diaspores, qe prekin shifren 886 milione euro ne vitin 2005, ose 13.3% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Diaspora shqiptare, duke mos u shquar, per fat te keq, per pasurine e saj, mund te pohojme pa rrezikuar, se nje pjese te rendesishme te transfertave te saj i kryen ne kuadrin e operacioneve te pastrimit te parave, te pershkruara me lart. Kesaj varesie kriminale direkte i shtohet pesha e madhe e ekonomise informale, qe tradicionalisht dominohet nga krimi i organizuar, qe perben 60 deri ne 70% te Prodhimit te Brendshem Bruto te Shqiperise. Pra, duket qarte qe ekonomia shqiptare eshte e droguar nga krimi i organizuar, pasi penetrimi mafioz, tek i cili ajo eshte perqendruar, eshte ne te njejten kohe shkaktari dhe ilaci i problemit te saj madhor. Pushteti politik Klanet mafioze kane depertuar thelle ne te gjithe strukturen e shtetit shqiptar. Shtenia ne dore e forcave te rendit Shtenia ne dore e forcave te rendit dhe kryesisht e doganave eshte absolutisht thelbesore ne strategjine e zhvillimit te mafias shqiptare. Origjinat Edhe pse mund te duket klasike, shtenia ne dore e forcave te rendit gjen ne Shqiperi nje motivacion te vecante. Diktatura ka formuar ne fakt police dhe sherbime speciale qe perdorin metodat e shtypjes (represionit) dhe udhezimeve kryesisht te dhunshme, shume me shqetesuese se ato qe perdoren nga mafiozet e Italise dhe ata te Amerikes. Shqiptaret mbeten te dallueshem nga ky brutalitet, si dhe ngaqe ruajne nje nivel frike te larte kundrejt forcave te rendit. Klanet kriminale jane te ndergjegjshem per efikasitetin e tyre (forcave te rendit), para se ata te korruptohen. Nje tjeter shpjegim i kesaj ndergjegjje per rrezikun qe paraqesin forcat e rendit ka te beje padyshim me faktin se nje numer i madh i mafiozeve kane qene ne radhet e tyre. Ky penetrim eshte verifikuar nga sherbimet sekrete. Nje numer i madh i agjenteve te SHIK–ut eshte pushuar nga puna pas zgjedhjes se Sali Berishes, President, ne vitin 1992. Disa prej atyre qe kishin eksperience, jashte shtetit u rekrutuan nga klane te ndryshme per shkak te cilesise se lidhjeve (burimeve) te tyre te jashtme. Metodat Metoda e pare e detyrimit bazohet te pervetesimi i autoritetit hierarkik. Nje urdher i dhene nga nje funksionar i larte mafioz qe te mos kontrollohen kamionet qe hyjne ne piken kufitare te Struges, as ngarkesat e Portit te Durresit, kufizon dukshem demtimin e trafikut te heroines ne dogana dhe polici. Metoda e dyte e detyrimit bazohet kryesisht te nje aleance e korrupsionit dhe presionit. Pike se pari, ka te beje me vendosjen nen varesine financiare te maksimumit te zyrtareve qe mund te sjellin deme, ne zonat kyce. Si dhurata te konsiderushme financiare, disa poste jane shume te kerkuar dhe jane objekt turn over –i (largimi, permbysje) per me pak intriguesit: ne distriktin e Sarandes (ne kufirin me Greqine) jane nderruar 18 shefa policie, qe nga viti 1998 e deri me sot. Ana e dyte e kesaj metode mbeshtetet te bashkepunimi i fshehte ne krim (te rregulli i heshtjes). Ne kete kuader eshte interesante te nenvizojme friken qe provojne policet dhe nepunesit, ose drejtuesit e larte te sherbimit policor per njoftimet qe kane per te dhene. Disa prej tyre pohojne me veshtiresi se druhen te dorezojne elementet qe disponojne, nga frika e raprezaljes ndaj tyre apo familjes. Dihet qe nje presion i tille ushtrohet edhe ne drejtesi. Brenda 11 vjeteve, dy Prokurore te Pergjithshem te Tiranes preferuan t’ia mbathin jashte shtetit, ne vend qe te ndiqnin anetaret e klanit “Hakmarrja per Drejtesi”. Grupet e permendura ne raport: Berisha (Lulzim Berisha ne Durres) Salillari (Ne Durres) Gjina (Ne Shkoder) Sulo (Fushe-Kruje) Aldo Bare (Lushnje) Cobenjte (Korce) Ruka (Fier) Ilir Kociaj (Elbasan) “Hakmarrja per Drejtesi” (Tirane) Ledi V Era e Jugut Hoja e Bardhe Ujevara Go West Harem Vazhdon..
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 20:30:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015