Magjia dhe misteri i biomases. Speci-fruti qe ruan shëndetin dhe - TopicsExpress



          

Magjia dhe misteri i biomases. Speci-fruti qe ruan shëndetin dhe zgjon pasionin Speci i kuq, i verdhë, i shkurtër me mish ose speci i vogël djegës janë pjesë përbërëse e çdo kuzhine. Specat janë përbërës të domosdoshëm edhe të menysë vegjetariane, por edhe shumë ushqimeve me mish. Për ruajtjen e përbërësve të rëndësishëm më i miri është i freskët. Speci i pagatuar, si dhe ai i përgatitur në gjella, ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve. Përbërësit e tij në organizmin njerëzor veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm. Ndërsa sa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat vepron në mënyrë efikase, ajo është shumë e gjatë. Speci ndihmon në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve. Speci nuk ka vlerë të madhe energjetike, prandaj është i përshtatshëm për ushqim dietal. Edhe specat janë të pasur me minerale, vitamina, dhe përbërës tjerë të rëndësishëm. Me konservim, vlera ushqyese nuk ndryshohet, ndërsa sasia e vitaminës C e cila është në masë të madhe, mbetet gati e njëjtë si në spec të freskët. Është dëshmuar që speci ka gati katër deri pesë herë më shumë sasi të kësaj vitamine se sa limoni dhe portokalli. Për shkak të kësaj sasie të madhe, rekomandohet si shtesë e obligueshme në ushqim për forcim të imunitetit. Në speca, pavarësisht llojit dhe madhësisë, gjenden edhe sasi të konsiderueshme të vitaminës B, ku theksohen B1 dhe B2. Përmban edhe vitaminë E, së cilës i atribuohen veçoritë antikancerogjene, vitamina A, acidin pantotenik, ndërsa nga mineralet më së shumti ka kalium, fosfor dhe hekur. Sasia e ujit që e përmban është përafërsisht rreth 89 për qind ndërsa sasia e vajrave eterike në fara varet nga sasia e pranisë së alkaloidit kapsaicin. Kapsaicini është materie specifike e cila i jep djegësinë frytit. Varësisht prej sasisë së kapsaicinit, specat ndahen në të ëmbël dhe djegës. Sidoqoftë, për kapsaicinin dihet qysh moti se ka fuqi shëruese, sepse paraqet antiseptik të përkryer. Në organet për tretje parandalon zhvillimin e baktereve të kalbjes dhe përmirëson tretjen e ushqimit me stimulimin e mukozës së zorrëve. Rrit edhe nivelin e histaminës, e cila paraqet sistemin kryesor të imunitetit të organizmit njerëzor ndaj sëmundjeve reumatike. Speci ka efekt të dobishëm dhe në qarkullimin kapilar sipërfaqësor, por kjo duke iu falënderuar një përbërësi tjetër të rëndësishëm – citrinës. Citrina ndikon në elasticitetin dhe depërtueshmërinë e kapilarëve, çka është e rëndësishme në shërimin e arterosklerozës. Speci është ushqim që nxit apetitin, sepse ushqimet e përgatitura me të kanë aromë të veçantë. Besohet që speci, e veçanërisht speci i vogël djegës, është afrodiziak i shkëlqyer sepse zgjon disponimit dhe pasionin te njerëzit. Bindja bazohet në ndikimin e specit në qarkullimin e rritur të gjakut. Gastronomi francez nga shekulli 17, Antelm Savarin, në librin e tij “Fiziologjia e shijes” ka shkruar që specat “i bëjnë femrat më të ëmbla dhe përkulshme, ndërsa meshkujt të dëshirueshëm”. Përveç efektit afrodiziak, kësaj perime të lashtë shëruese i atribuohet edhe që ka fuqi stimuluese në lëkurën e kokës. Më saktë, pohohet që parandalon shfaqjen e kokës tullace, për çka dëshmojnë kalabrezët të cilët hanë sasi të mëdha të specave. Në Itali speci është perime e adhuruar. Deri në atë masë, saqë ekziston “Academia Italiana del Peperoncino”. Spanjollët kanë institutin e vet për spec, ndërsa në Francë ekziston shkolla për speca. Spanjollët e kanë sjellë specin në kontinentin evropian nga Amerika Jugore që në shekullin 15. Prej aty është përhapur kudo, ndërsa lulëzim të vërtetë ka përjetuar në Hungari. Dhe tek ne sigurisht. Shkalla e djegësisë Kimisti amerikan Wilbur Scoville që në vitin 1912 kishte zbuluar që me zbërthimin e ekstraktit të specit në ujë mund të matet djegësia e tij. Në shkallën e djegësisë që mban emrin e tij, padiskutueshëm që vendin e parë e mban speci meksikan habanero. Atë e pason Scoch Bonnet, pastaj është Jamaica pepper dhe llojet tjera, ndërsa ndër specat jodjegës, në vend të fundit është baburja e ëmbël. Sallata shëruese Pasi që speci ka efektin më të madh në gjendje të freskët, duhet ta hani sa më shumë si sallatë. Sallata më së shpeshti mund të bëhet nëse e ndani në copa dhe i hidhni kripë deti, vaj ulliri dhe uthull molle. E përgatitur kështu parandalon paradentozën, ftohjen dhe përmirëson shikimin. Specat chili Kapsaicina, e cila gjendet në specat chili mund të përdoret si analgjetik për zvogëlimin e dhimbjes pas intervenimit kirurgjik, pohojnë hulumtuesit danezë. Mpirja të cilën e nxit kapsaicina parandalon transmetimin e dhimbjes deri te qendrat trunore që e regjistrojnë, kështu që pacienti kursehet nga kjo ndjenjë e pakëndshme, thotë dr. Eske Asvang nga ekipi hulumtues. Në mbështetje të këtij pohimi është shembulli i pacientëve të cilët kanë operuar zorrën e trashë dhe pastaj kanë marrë kapsaicinë. Ata, në krahasim me pacientët që nuk kanë marrë kapsaicinë, kanë ndjerë dhimbje më të vogël pas operimit. Megjithatë, dr. Asvang paralajmëron që nuk është e këshillueshme që pacientët të vendosin vetë në shtëpi spec në plagë, sepse mund të shkaktojnë infeksione.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 15:40:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015