Makiavelianët, dosje interesante! Janë bërë plot 500 vjet që - TopicsExpress



          

Makiavelianët, dosje interesante! Janë bërë plot 500 vjet që kur Niccolo Machiavelli shkroi librin Princi, (në shqip i përkthyer edhe si ‘Sundimtari’) si një udhërrëfyes për shtetari për një udhëheqës hipotetik. Ka pasur jashtëzakonisht shumë personazhe në kulturën popullore që janë quajtur “makiavelian”. Fjala “Makiavelian” para së gjithash përshkruan një metodë pune që lidhet me veprën e teoricienit të Firences së shekullit të 16 Nicolo Machiavelli. Por përdorimi më i zakonshëm lidhet me cilësitë e njerëzve që janë frymëzuar nga libri “Princi i Makiavelit”. Fjalori i Oksfordit thotë: “Një person që synon dobinë më shumë sesa moralitetin; një intrigant apo një skematik. Zakonisht term negativ”. Fjalori Merriam thotë “shënjuar nga dinakëria, dyfytyrësia apo mosmbajtja e fjalës”. Studiuesit shpesh janë zemëruar nga interpretimet e thjeshta popullore të veprës së Makiavelit, por emri i tij sakaq i është veshur një numri të madh personazhesh sa të suksesshme, aq edhe të urryera. Ja disa prej tyre: 1. Tony Soprano – Sopranot Bosi imagjinar i familjes kriminale Soprano në Nju Xhersin verior është një njeri i lumtur kur gënjen, vret apo mbyt gjatë kohës që vijon të mbajë fronin e tij. Por ky bos krimi nuk shpreh shumë pëlqim për Princin dhe mënyrën se si kolegët e tij të krimit në Itali bazohen te vepra e Makiavelit. Në vend të saj, ai lexon dhe praktikon Arti i Luftës nga gjenerali dhe filozofi kinez, Sun Tzu, pasi ai i rekomandohet nga terapisti i tij. “Tashmë shumica e çunave që unë njoh lexojnë Princin e Makiavelit. Dhe unë dhe Karmela lexojmë shënimet dhe deri në një farë pike qe në rregull, por ky libër (Arti i Luftës nga Sun Tzu) është shumë më i mirë sa i përket strategjisë”. Megjithatë, edhe një lexues i shkujdesur i Princit do të shohë paralele me mënyrën e operimit të Tony Sopranos. Argumentohet se seksioni më i mirënjohur i Princit është ai që tregon nëse për një sundimtar, është më mirë të dashurohet nga populli, apo të kihet frikë. “Dhe ne na shfaqet kjo pyetje: nëse është më mirë që populli të të dojë më shumë sesa të të ketë frikë apo që të të ketë frikë më shumë sesa të të dojë?”, shkruan Makiaveli. “Mundet që përgjigjja të jetë që dikush dëshiron që të jenë të dyja, por, për shkak se është e vështirë t’i bashkosh këto dy ndjenja te një person, dhe kur të duhet të zgjedhësh mes të dyjave, është shumë më tepër e sigurt të të kenë frikë sesa të të duan.” 2. Francis Urquhart – Shtëpia e Letrave Francis Urquhart (i njohur nga inicialet e tij FU), është një politikan imagjinar me ambicie të pakufishme i krijuar nga Michael Dobbs. Ai është pa dyshim një super-makiavelian, me talentin e artit të errët të politikës. Ai është luajtur nga aktori Ian Richardson në serinë televizive “Shtëpia e Letrave” gjatë viteve 1990. Lufta e Urquhart për pushtet, mizoria e tij e pamëshirshme dhe zhdërvjelltësia e tij politike e bën atë antiheroin klasik, që mbahet mend për sloganin e tij: “Ju mund ta mendoni atë, unë nuk mund ta komentoj”. Lidhja me filozofinë italiane u bë e njohur nga skenaristi Andrew Davies. Në të shkuarën, Urquhart ka dhënë leksione mbi historinë e Rilindjes së Italisë para se të hyjë në politikë dhe është ekspert mbi Medicin dhe Makiavelin. Njësoj si Princi, ai është i shqetësuar për qëllimet më shumë sesa për mjetet. Ai shfaqet si njeri me shumë parime, që ka përfaqësuar politikat shoqërore autoritare dhe një doktrinë ekonomike strikte. Në anën tjetër, ai është thellësisht pa moral në kërkimin e tij për pushtet. Pasi nuk u lejua të bëhet ministër kur kandidati i tij për Kryeministër u ngrit në pushtet, Urquhart vendos të shkatërrojë çdokënd që gjendet në rrugën e tij, ndërsa krijon një rrjetë manipulimi. Ai përdor shantazhin, tradhtinë dhe vrasjen. 3. Tom Ripley Protagonisti amoral i romanit të Patricia Highsmith dhe filmit të Anthony Minghella, i talentuari zoti Ripley është një “makiavelist i vërtetë”. Ky është mendimi i filozofit bashkëkohor, John Gray. “Ai është gati të përdorë dhunë për të arritur qëllimet e veta, por vetëm kur ai llogarit se një gjë e tillë është e nevojshme dhe do të jetë efektive. Ai është i shkëputur nga moraliteti tradicional dhe ka një maskë publike që fsheh qëllimet dhe strategjitë e tij. Rippley është e kundërta e Makiavelit për qëllimet e tij. Makiaveli dëshironte përdorimin e mizorisë për qëllime politike – për të arritur një republikë vetëqeverisëse – ndërsa Ripley është mizor në mënyrë që të arrijë qëllime të pastra personale – një jetë të bollshme dhe të rehatshme në mjedise të bukura. Në efekt, Ripley është Makiaveli në epokën e privatizimit”. 4. Jago – Otello Ndërsa Tony Soprano, Francis Urquhart dhe Tom Ripley janë të gjithë batakçinj dhe përballë tyre lexuesit dhe shikuesit do të vuajnë për të mos i pëlqyer, Jago i Otellos është i prerë nga një drejtim krejt tjetër. “Jago është makiavelisti më i njohur i Shekspirit, megjithatë ai nuk pranon kurrë ndonjë ndikim nga Makiaveli”, shkruan prof Gordon McMullan i Qendrës së Shekspirit në Londër. Jago tregon se nuk është mësuar nga askush dhe na jep përshtypjen se veprimet e tij i ka të gjitha të menduara vetë. Por në fund të fundit, Jago nuk arrin të jetë tërësisht makiavelian, pasi ai nuk ka post zyrtar. Ai nuk ka statusin e nevojshëm për të huazuar dhe zbatuar këshillat e Makiavelit. Motivet e Jagos janë perverse, vetëkontradiktore dhe të komplikuara mjaftueshëm sa për të sfiduar përpjekjet e shumë gjeneratave të kritikëve për t’i shtjelluar ato. A bën ai atë që bën sepse kërkon një rritje page, apo sepse mendon se Otello ka fjetur me gruan e tij, apo se ai ka rënë në dashuri me vetë Otellon? TS Eliot vërejti se ndikimi i Makiavelit ka qenë “historia e ndryshme që është keqkuptuar” – pra që, Makiaveli ka përshkruar se çfarë bën apo duhej të bënin sundimtarët e qytet-shteteve të Italisë, në mënyrë që të qëndronin në pushtet. Ai nuk po mbronte këto lloj veprimesh dhe nuk po thoshte se duhej t’i bënin ato pa u shqetësuar për moralitetin e veprimeve. I keqkuptuar apo jo, Makiaveli është një burim i pafundmë i dramaturgjisë angleze. 5. Becky Sharp – Panairi i Kotësive Ah, Zonja Sharp, antiheroina e romanit “Panairi i Kotësive” të Uilliam Thaker (William Thackeray). Sharp (i/e mprehtë) siç ka emrin ka edhe tipin. Ajo e përdor mençurinë dhe dinakërinë e saj për t’u ngjitur më lart në shkallën më shoqërore përmes mjeteve të vetme të disponueshme nga një grua në Anglinë e asaj kohe – flirtim strategjik. “Kini parasysh se Zonja Sharp nuk kishte ato lloj prindërish për të siguruar ato çështje delikate për të dhe nëse ajo nuk gjente dot një bashkëshort për vetveten, nuk kishte asnjë njeri në botë që të mund të kujdesej për të”, vëren shkrimtari. E imtë dhe tërheqëse, Sharp është gjithashtu, siç thotë shkrimtari “një e re pa ndonjë mençuri të rregullt”. Ajo e përdor mençurinë me efekt të konsiderueshëm, por jo gjithmonë të lumtur. Për shumicën e librit, mospëlqimi i saj për djalin e saj, Raudoni i vogël, është i dukshëm. Por në një takim familjar për Krishtlindje “pasi sheh se përkujdesi mëmësor qe modë”, ajo e thërret për ta puthur. Siç thotë Makiaveli te Princi, për aq kohë sa dikush duket se po vepron në mënyrë të virtytshme, shumica e njerëzve do të besojnë në virtytin e tij. Shfaqja publike e afeksionit nga Sharp përfundon keq kur djali i saj kthehet dhe thotë me zë të lartë: “Ti nuk më puth mua kurrë në shtëpi mami”. 6. Lord Varys dhe Lord Baelish – Loja për Fronin Beteja mes Lordit Varys, (me nofkën Merimanga) dhe Lortit Petyr Baeliosh (me nofkën gishtvogli) është një luftë ku të dy palët përpiqen secili të jenë më makiavelian se tjetri. Ajo është një betejë shumë e ëmbël për mbështetës te Loja për Fronin. Varys është një eunik në traditën më të mirë të historisë bizantine, ai nuk ka një familje të mirë dhe as mundësi për ngritje përmes karrierës ushtarake. Në vend të kësaj, ai angazhohet të mbrojë pasurinë dhe jetën e vet duke u siguruar se do të jetë gjithmonë i nevojshëm për ata që mund të mendojnë ta shkatërrojnë. Si kryespiuni i mbretit, nofka e tij vjen nga rrjeti i informatorëve që ai ka krijuar për të mbledhur të dhënat për të cilat ka nevojë për të manipuluar njerëzit e tjerë me synimin për të arritur interesat e veta. Baelish është absolutisht i pamëshirshëm dhe dukshëm më hakmarrës se sa Varys. Kur një ndihmëse i tij zbuloi informacione mbi Varys, ajo ia dorëzon atë mbretit sadist duke e ditur se ajo do të qëllohet për vdekje. Ai është ambicioz, kërkon të fitojë një status fisniku që nuk e ka. Aftësia e tij kryesore është financa, një eko e familjes Medici, e cila, përgjatë pak gjeneratave, e transformoi fuqinë financiare në kontroll politik të Italisë së veriut. Përveç kontrollit të financave të pallatit, gishtvogli merret edhe me informacionin, të cilin e përdor për t’i vënë fraksionet përballë njëri-tjetrit. “Kaosi nuk është një gropë. Kaosi është një shkallë”, sugjeron ai. “Shumë nga ata që përpiqen ta ngjisin, rrëzohen dhe nuk tentojnë kurrë sërish. Rënia i thyen ata. Dhe disa, për shkak të shansit për t’u ngjitur, refuzojnë. Ata ngjiten pas mbretërisë, zotave ose dashurisë. Iluzione. Vetëm shkalla është reale. Ngjitja është gjithçka”. 7. Satani i Miltonit – Parajsa e Humbur “Satani i Xhon Miltonit (John Milton) është një rebel, karizmatik, i keqi dhe heroi tragjik – që rrjedh nga pena e një republikani radikal dhe të sinqertë, i cili e ka lexuar dhe kuptuar mirë veprën e Makiavelit”, shkruan Filippo Del Lucchese, pedagog në politikë dhe histori tek universiteti Brunel. “Në shkrimet më të hershme të Miltonit, ai ka lavdëruar Makiavelin për qëndrimet e tij më radikale, përfshirë konkluzionin e tij se “kryengritjet popullore janë mundësi për rimëkëmbjen e lirisë dhe rrjedhimisht nuk duhet të dënohen, për shkak se ato në përgjithësi krijohen nga kauza dhe ankesa të drejta. Makiaveli nënvijëzonte se është e rëndësishme për një princ të mësojë të mos jetë i mirë dhe ta përdorë këtë”. 8. Markeza Isabelle de Merteuil – Les Liaisons Dangereuses Në shekullin e 18-të, shkrimtari Pierre Choderlos de Laclos publikoi librin Lidhje të Rrezikshme që ka për personazh kryesor Markezën Isabelle de Merteuil, e cila është gjysma e një duoje makiaveliane aristokratësh (gjysma tjetër është i pamëshirshmi John Malkovich Vikonti i Valmontit). Duke përdorur seksin si armë për të pushtuar ato përreth saj, markeza gatuan një plan hileqar për t’u hakmarrë ndaj një ish-dashnori duke rrënuar virtytin e një vajze të re me të cilën ai po pret të martohet. Ajo punëson një ish-dashnor tjetër – Valmontin _ për të luajtur pisët dhe për të joshur vajzën e re, Cecile Volanges. Bota e markezës është ajo e intrigës, manipulimit dhe mashtrimit. Njësoj si princi i Makiavelit, markeza është njëkohësisht e neveritshme dhe karizmatike. Një skematike e përsosur, ajo nuk ndalet para asgjëje për të shkatërruar burra apo gra, për sa kohë ajo ruan kontrollin. Kur Valmont admiron mënyrën se si ajo ia del t’i shtyjë njerëzit të bëjnë atë që ajo dëshiron, ajo shpjegon se si e ka krijuar veten në mënyrë që të mund të mbijetojë në një botë të dominuar nga meshkujt. “Kur unë dola në shoqëri, isha 15 vjeç. Sakaq e dija se çfarë roli isha dënuar të luaja, thjesht të rrija urtë dhe të bëja çfarë më thoshin. Por kjo më dha mundësinë e përsosur për të dëgjuar dhe vëzhguar. Nuk dëgjova atë që njerëzit më thoshin mua, e cila qe natyrisht pa interes, por atë që njerëzit po përpiqeshin të fshihnin. Unë aplikova veçimin. Mësova si të dukem e gëzuar, ndërsa poshtë tavolinës ngulja pirunin në dorë. U bëra një virtuoze e mashtrimit. Nuk qe kënaqësia ajo që po kërkoja, qe dituria. U konsultova me moralistët më të ashpër për të mësuar se si duhej të shfaqesha, filozofët për të kuptuar çfarë të mendoj dhe shkrimtarët për të parë se çfarë mund të përfitoj dhe në fund, e distilova të gjithën në një parim të thjeshtë dhe të mrekullueshëm – fitore ose vdekje”. Në një botë ku, sipas Makiavelit, kaq shumë njerëz janë të prirur drejt “të keqes” për të fituar më shumë sesa për të vdekur, është e nevojshme përdorja e strategjive amorale. Makiaveli për më tepër mund të shpjegojë edhe egërsinë e pafund të Merteuil. Mizoria, shkroi ai, është një e keqe e domosdoshme për të ruajtur rendin dhe është e justifikuar në interes të së mirës publike. Markeza, gjithsesi, duket se e përdor atë thjesht për kënaqësi vetjake. 9. Francis Ualsingham tek Elisabet Ka qenë një person i vërtetë historik, Francis Ualsingham (Walsingham), por ne po flasim për atë të luajtur nga Geoffrey Rush te filmi “Elisabet”. Varianti në ekran flet për një vrasje duke buzëqeshur, heqja qafe e një vajze të re që gjendet në statusin e rivales për mbretëreshë. Ualsinghami i vërtetë ka një reputacion si kryespiun i talentuar, që kontrollon një rrjet informal spiunësh në mbrojtje të Elisabetës dhe Anglisë gjatë një mbretërimi të karakterizuar nga intriga të pafundme. Ai kishte shumë pak dhembshuri kur vinte fjala për të torturuar katolikët në kërkim të informatave për një komplot. Por në mjedisin moral të kësaj kohe kjo qe diçka tipike për një njeri në këtë pozicion. 10. Sonny LoSpecchio Një mafioz tjetër bën pjesë në këtë listë. Filozofi Bertrand Russell e ka cilësuar Princin “një udhërrëfyes për gangsterë” dhe në filmin e vitit 1993 nga Robert De Niro, një përrallë Bronksi, libri zë një rol të rëndësishëm. Bosi i pamëshirshëm i krimit Sonny LoSpeçhio i shotë një shoku adoleshent se ai ka lexuar Makiavelin në burg dhe jeton në përputhje me atë libër. Konceptet e tij për lidershipin rrjedhin drejtpërsëdrejti nga Princi. LoSpecchio shpjegon rëndësinë e të qenët “të disponueshëm” në territorin e kontrolluar. Në këtë mënyrë, thotë ai, aleatët e tij do të kenë “më shumë arsye për ta dashur atë”, sepse mund të mbështeten te mbrojtja e tij, ndërsa armiqtë do të kenë më shumë arsye për ta pasur frikë dhe “do të mendohen dy herë për shkak se e njohin nga afër”. Adoleshenti më pas pyet: “A është më mirë të të duan apo të të kenë frikë?” LoSpechio përgjigjet: “Kjo është një pyetje e mirë. Është e këndshme t’i kesh që të dyja, por është shumë e vështirë. Nëse do të më duhet të zgjedh, atëherë do të zgjedh që të më kenë frikë. Frika jeton më gjatë sesa dashuria”. “Hileja”, vijon ai, “është që të të kenë frikë, por të mos të të urrejnë”. Është pothuajse njësoj sikur po fliste vetë Princi, por këtu përfundon edhe ngjashmëria. LoSpecchio përfundon i vrarë – një fat që një princ më i mençur do t’ia dilte ta shmangte. cl 77news.al
Posted on: Fri, 09 Aug 2013 12:20:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015