Malaj: “Të ndalen incidentet etnike dhe fetare! Krerët e - TopicsExpress



          

Malaj: “Të ndalen incidentet etnike dhe fetare! Krerët e besimeve fetare të japin një mesazh unik dhe të bashkuar!” Deklaratë për Media -- Vlorë, 8 Qershor 2013 Eshtë me rëndësi jetike për të ardhmen e Shqipërisë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, ku impakti negativ i incidenteve duhet të shmanget pasi dëmton rëndë imazhin dhe besueshmërinë e procesit. Dëmtimi i posterave elektorale të PBDNJ-së dhe z. Vangjel Dule, si dhe debati i para disa ditëve nga partitë politike për xhaminë e Tiranës, janë provë e një tendence negative, ku të gjithë duhet të angazhohemi për ta shmangur. Eshtë e nevojshme që krerët e besimeve fetare, në mënyrë unike dhe të përbashkët, t’i drejtohen me nje mesazh të gjithë besimtarëve. Liria e votës nënkupton lirinë nga influencat apo deformimet me karakter etnik dhe fetar. Shqipëria ka avanazhin historik që bashkëjeton në harmoni të plotë dhe këtë harmoni nuk duhet ta dëmtojë fushata elektorale e partive politike. Ne jemi nismëtarët e një kodi etik dhe i kërkojmë të 67 subjekteve zgjedhore të japin mesazhe konstruktive dhe të bashkëjetesës në harmoni të besimit fetar dhe përktatësisë etnike. ---###--- Zyra e Shtypit │ Arben Malaj │ Kandidat i Pavarur për Deputet │ Qarku Vlorë
Posted on: Sat, 08 Jun 2013 11:41:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015