Mali i padrejtësive nuk shëmbet me dinamit.. (Satirë - TopicsExpress



          

Mali i padrejtësive nuk shëmbet me dinamit.. (Satirë politike - Pjesa e Dytë) Nuk po them se Toma, është ndonjë gogol, por për të padrejtën, mbeti një simbol. Do vulosi vrasjet, nga pakujdesia, dhe nuk ka çi bën, as vetë perëndia! Ne gjë sbëjmë dot, çfardo që të themi, se është i mbrojtur, i gjithë sistemi. Teorikisht quhet, si i drejtësisë, po është sistemi, i paturpësisë. Me një poezi, zgjidhjet dot si jap, por sot drejtësia, është një handikap. Frymës së Rilindjes, kurrë sdo ti përgjigjet, ndaj edhe Rilindja, të ndryshojë ligjet. Fundja ne sot jemi, në mes të një lufte, ndaj i dha sovrani, shumicë absolute! Duhet të ndryshojnë, në javët që vinë, ligjet për gjykatat, dhe prokurorinë. Ligjet për gjykatat, dhe prokurorinë, me çdo mjet e duam, këtu drejtësinë. Duhet të përdorim, çdo mjet që ja vlen, çdo mjet është i mirë, kur e drejta vjen! Rendi mund vihet, shpejt me polici, po rendi ska vlerë, kur ska drejtësi! Që janë të ndara, kjo është e vërtetë, kemi tre pushtete, po vetëm një shtet! Tek ne dy pushtete, i ka maxhoranca, të tretin e ka, Nishan minoranca. Po Nishan minori, në sy të shqiptarëve, është i shpalosur, kundër dy të parëve! Është i shpalosur, kundër dy të parëve, ndaj duhet ndryshuar, zgjedhja e gjyqtarëve. Kaq shumë në dorë, smund tu lësh minorëve, ndaj duhet ndryshuar, zgjedhje e prokurorëve. Gjer tani Nishani, nuk qe një garant, dhe është i shpalosur, dhe si arrogant. Ka shkelur dhe ligjet, me petk partiak, ndaj heqja e tij, do të qe shumë pak. Muret e mëkatit, gjithë duhet të shëmben, për qëllim të mirë, gjithnjë rrugët gjënden. Duhet që të shëmben, gjithë padrejtësitë, po kjo smund të bëhet, veç me dinamit! E di-kundër meje, do të hidhen fjalë, por çkam shkruar unë, gjithmonë ka dalë. Gjithmonë kan dalë, jo se jam profet, po hallet e vendit, i njoh mirë vërtetë!
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 16:46:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015