Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit - TopicsExpress



          

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit, 6. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti, E e shoftë me fise, popuj e qytete; Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti, Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete; Selit e saja grimë me grimë u theshin; Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin. 7. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye E prej Lirijet me ia ndalun hovin? Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye? Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin? Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija: Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija. 8. O gjak i atyne burrave fatosa, Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë, Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa, E para fronit t’ Perendis me vajë Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem, T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem! 9. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta, Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta U dridhte nji Sulltan, qi njaso here Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere. 10. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun, Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 17:46:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015