Manchester United ka bërë ofertë fillestare në vlerën e 30 - TopicsExpress



          

Manchester United ka bërë ofertë fillestare në vlerën e 30 milionë eurove për mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas. Pasi ka humbur Thiagon i cili vendosi t’i bashkohet Pep Guardiolës te Bayern Munich, United ka kthyer vëmendjen kah ish-mesfushori i Arsenalit. Pasi ka dërguar ofertën sot, e hënë, United tash duhet të presë për përgjigjën e Barcelonës. Fabregas shpesh ka dështuar të shohë veten në ekipin startues të Barcelonës sezonin e kaluar dhe është fishkëllyer nga tifozët kur ka luajtur dobët. Topçinjtë po ashtu kanë përcjellë situatën e Fabregas, i cili u largua nga Emirates Stadium në vitin 2011 dhe kanë një opsion në kontratën shitëse, përmes të cilit mund ta blejnë atë për 29 milionë euro
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 16:24:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015