Manipulimi me popull nepërmes krijimit të problemit! Ky fat e ka - TopicsExpress



          

Manipulimi me popull nepërmes krijimit të problemit! Ky fat e ka përcjellur Kosovën tash sa vite – krijimi i problemit me qellim të manipulimit dhe mbulesës së dështimeve të shumta nga institucionet nderkombëtare dhe vendore! Po e kujtoj ni citat të një punimi të Noam Chomsky i cili është njëri prej intelektualëve më me ndikim në bot, ai shkruan: “Ky problem i quajtur: ‘problem-reagim-zgjidhje.’ Duhet krijuar problemin, që opinioni të reagoj në te. Për shembull: provokimi dhe mbajtja e dhunës, me qëllim që opinioni më lehtë të pranoj kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose për të arsyetuar prishjen e shtetit social”! Në Kosovë ka shumë vite që praktikohet kjo mënyrë manipulimi nepërmes krijimit të problemit; Mitrovica, problemet të lloj lojshme në Mitrovicë, pushteti paralel atje, dialogu, integrimi i serbëve, her dalin në zgjedhje serbët, her nuk dalin në zgjedhje, amnistia, listat për zgjedhje dhe simbolet, marrëvshjet, dialogu i mirë apo i dëmshem, disa kështu disa ashtu…, Brukseli, Daçiqi, Hashimi. Mandej burgosjet e shumta dhe të pa kuptimta; Haga – her të fajshëm her të pa fajshëm, sa lirohen sa arrestohen, e prap lirohen..! Sa degjon populli se u lirua Fatmir Lima, degjohet se u burgos Fatmir Lima, e liruan nga arresti shtepiak, pas dy ditëve prap degjohet urdher arresti shtepiak..! U arrestua ky, u lirua ky. Filan Hoxha tha kështu, filan Prifti tha ashtu… e tjera e tjera, të cilat pos që janë marrëzira, të gjitha këto janë krijim i problemit me qellim të manipulimit dhe mbuleses së deshtimit nderkombëtar dhe vendor në Kosovë, krizes ekonomike dhe problemeve tjera sociale që s’po ja lejojnë popullit asnjëher të mendojë…! Edhe kjo pra është një mënyrë e mbajtjes së pushtetit…!
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 23:32:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015