Manşetler: Militantët dështojnë në Khanasser Njësitë e - TopicsExpress



          

Manşetler: Militantët dështojnë në Khanasser Njësitë e ushtrisë siriane kanë vazhduar të enjten për të ndjekur mbetjet e militantëve në Thiyabiya dhe në jug të Husseinia-s, të Sayyede Zejnebes ( a.s.) në zonat rurale të Damaskut, ku më shumë se 100 kryengritës u vranë nëpër krahinat e pushtuara të vendit. Ushtria siriane rimori kontrollin mbi shumicën e dy qyteteve, të cilat janë konsideruar si një nga zonat më të rëndësishme në Ghota-n Lindore, e cila gjendet disa kilometra larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, dhe ajo përbën lidhjen kryesore të furnizimit në mes të Sabina dhe Yalda, rajone ku gjenden kampi i refugjatëve palestinez në Yarmouk. Reporteri i TV Al- Alam tha se militantët e opozitës tentojnë të rimarrin kontrollin e Khanasser-it, një fshat në rrethin e Halepit, i liruar nga Ushtria Siriane dy ditë më parë, por janë të destinuar të dështojnë. Observatori i Mbretërisë së Bashkuart tha se ushtria është duke kontrolluar fshatin Shejh Amr dhe hapësirën midis pemishtes Thiyabiya dhe qytetit Bowayda “. Për më tepër, korrespondenti i TV të Al – Manar njoftoi se njësitë e ushtrisë siriane kanë kontroll të plotë mbi Bowayda e rajonin Quneitra në Golan . Përleshje të dhunshme shpërthyen, gjithashtu, në mes militantëve kurdë dhe grupeve të tjera militante në fshatërat e Halepit dhe në Hasakah, ku u vranë dhe u plagosën me dhjetëra kryengritës. Në lindje të provincës të Hapepit, agjensia shtetërore e lajmeve njoftoi se ushtria siriane ka vra disa militantë të grupeve të armatosura, anëtarë të tyre dhe ka shkatërruar karvaneve të ngarkuara me armë dhe municion në manastirin e Hafer-it, në Abtin, Allirmon, Jabboul , Tal Arn – Al – Radwaniya, Safira, Kafr Hamra dhe në Alcastelo, në afërsi të fshatit Sherbaa, një fshat afër Halepit. Në ndërkohë, si rezultat i këtyre operacioneve të ushtrisë siriane, në Latakia, u vra një egjiptian, një jordanez, një komandant i të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut, një grup i armatosur në fshatrat e Najiya, Durra, Droshan dhe Rabiah. Gjithashtu, katërdhjetë e një (41) militantë të tjerë u vranë në fshatin Najiya, një fshat në veri të Latakia-s, duke përfshirë këtu edhe një egjiptian me emrin Sayyed Ali. Në kohë të fundit, përleshjeve të ashpra shpërthyen ndërmjet Isil , El -Qaida -lidhur me grupin terrorrist Frontin El- Nusra dhe të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane, në pragun e mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e pushtetit dhe kontrollit mbi rajonet ku nuk gjendet ushtria siriane. Ushtria kombëtare siriane ka nisur një operacion në shkallë të gjerë ushtarake, në muajin maj, 2013, në krahinat kryesore të vendit për të rivendosur sigurinë dhe lirimin e qytetarëve nga kërcënimet terroriste. Siria u godit nga trazirat e dhunshme që prej mesit të marsit të vitit 2011, dhe për këtë qeveria siriane akuzon aktorë të huaj për orkestrimin e konfliktit me përkrahjen e grupeve militante, me armë dhe të holla . mediaelire.net/index.php/kategoriler-2/270-militantet-deshtojne-ne-khanasser
Posted on: Sun, 13 Oct 2013 19:58:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015