Maria Gabriela de Faria zgjeron horizontet e saj. Antagonistja e - TopicsExpress



          

Maria Gabriela de Faria zgjeron horizontet e saj. Antagonistja e “Grachi” kthehet sërish dhe madje me energji të rinovuara. Madje për rolin në këtë serial ajo është e kandiduar si “Antagonistja më e mirë” në “Kid’s Choice Awards – Mexico”. Sëfundmi ajo ka realizuar edhe filmin kolumbian “El Paseo 2”. Që nga Miami, gjatë një pushimi në xhirimet e sezonit të tretë të Grachi, Maria Gabriela i përgjigjet telefonatës tonë me po të njëjtën thjeshtësi dhe energji që e karakterizon që e vogël, që kur filloi karrierën e saj në televizion. Madje kërkon falje që nuk është përgjigjur më shpejt por na tregon se ditët e fundit puna ka qenë shumë intensive. “Që kurse jam shndërruar në një të rritur dhe jetoj në Miami, mendoj se nuk fle më shumë se katër orë në ditë. Edhe kur nuk jam duke punuar, duhet të bëj çdo gjë në shtëpi; të laj, të gatuaj dhe të pastroj, sepse të punësosh dikë për këtë kushton më shumë se 100 dollarë në ditë dhe është shtrenjtë. Për më tepër duhet gjithashtu të kujdesem (luaj) me qenushen time dhe kjo kërkon më shumë se 2 orë. Kur isha në Kolumbi, ishte më e thjeshtë sepse kisha një zonjë që më ndihmonte dhe bënte çdo gjë për mua.”- tregon 20 vjeçarja, që në Grachi interpreton rolin e Mia. “Mia është roli im i parë si antagoniste, prandaj jam e lumtur që kam marrë nominime për këtë rol. Gjithmonë kam bërë personazhe të mirë e fisnikë, por mendoj se Mia më ka pëlqyer shumë. Mia është e lig, por ama të gjithë e pëlqejnë. Unë pata shumë frikë ta merrja përsipër si rol, sepse mendoja se njerëzit ishin mësuar të më shikonin si Isa.” • Çfarë do të sjellë të re Mia në sezonin e tretë të Grachi? “Kanë ndryshuar shumë gjëra tek personazhi im dhe nuk mund t’iu tregoj. Në fund të sezonit të kaluar humba kujtesën, kështu që kjo ka për të qenë shumë argëtuese. Në këtë sezon jemi argëtuar më shumë sepse janë përfshirë edhe më shumë efekte speciale. Na është dashur më shumë kohë për të xhiruar çdo seri. Do të ketë shumë personazhe të rinj.” • Si erdhi propozimi për filmin “El Paseo 2”? “Falë një miku që njoha në “Isa TKM” dhe dinte që regjizori Harold Trompetero po kërkonte një vajzë të re për një rol në filmin e tij dhe nuk e kishte gjetur ende. Bëra një audicion përmes Skype, por ishte një katastrofë e vërtetë. Nuk më pëlqyen aspak. Në fund arrita të fitoj personazhin e një vajze të re që niset për një udhëtim në Kartagjenë, sëbashku me familjen e saj dhe rrugës kalojnë mijëra aventura. Është një vajzë shumë natyrale, inteligjente, që citon shumë filozofë dhe që di se është e bukur dhe e dashur. Duke qenë se bëhet fjalë për një komedi, të interpretoja Natalian, ishte më e vështirë nga sa mendoja. Unë kam parë shumë komedi, por kurrë nuk kisha realizuar një të tillë. Falë Zotit, regjizori më ndihmoi shumë që të jepja më të mirën time.” • Si ishte të punoje me Karen Martinez, bashkëshorten e Juanes? “Ajo është një person shumë i këndshëm. Është personi më i qetë që kam njohur në jetën time. Duket sikur është në një botë të veten. Bënim ushtrime sëbashku. Kam mësuar shumë edhe nga aktorët e tjerë. Kemi qëndruar 28 ditë në një ishull të Kartagjenës dhe në kohën time të lirë mësova të zhytem dhe të bëj xhiro me kajak, në këtë mendoj se jam bërë një profesioniste të vërtetë. Gjithashtu u shndërrova në një profesioniste për të qëndruar në sheshxhirim me kushte ekstreme moti dhe plot me mushkonja. Filmi do të dalë më 25 Dhjetor në Kolumbi.” • A mendon të kthehesh në Venezuelë për të punuar? “Do të shkoj për të votuar dhe do të kthehem për dy ditë pasi duhet të përfundojmë me xhirimet e Grachi. Sigurisht që do të më pëlqente të kthehem në Venezuelë. Dëshira nuk më mungon. Më pëlqen shumë ajo që po bëj në kinema dhe teatër.” • Si po shkon puna me albumin tënd të parë si soliste? “Kam takuar shumë njerëz, por është diçka që po e bëj pak e nga pak. Po përpiqem të gjej tinguj të mirë. Është një projekt afat-mesëm. Ndoshta do të jetë gati nga mesi i vitit tjetër. Pavarësisht se nuk jam kompozitore, mblidhem me një grup profesionist dhe u tregoj atë që dua të arrij dhe ata më ndihmojnë. Dua që të jetë diçka si Pink apo Avril Lavigne, që janë dy femra me shumë forcë dhe që sfidojnë çdo gjë. I dashuri im, Peche, më këshillon, por ama nuk influencon tek unë sepse ai është më i dhënë pas rock-ut. Në fund jam unë ajo që vendos se çfarë do të bëj.” … Së shpejti.” • Çfarë të frymëzoi? Kush i dizenjon ato? Si mund ti sigurojmë këto artikuj? “Gjatë kohës që po xhironim “Isa Tkm” Reinaldos i lindi idea e aksesorëve. Ai është shumë kreativ dhe krijoi këtë markë. Aksesorët i kemi dizenjuar vetë ne. Kemi gjithashtu edhe ndihmën e aktorit Javier Valcarel, i cili na ka ndihmuar shumë me imazhin dhe logon. Për momentin po kujdesemi për çdo detaj. Aksesorët mund të gjenden në disa qytete të Brazilit, Venezuelës dhe Kolumbis. Por po punojmë për të arritur edhe në shumë vende të tjera. Mund të mësoni çdo gjë për këtë markë në “My Rock Store” në Facebook dhe @MyRockStore në twitter.” tudo-mariaepeche.blogspot/2012/08/entrevista-de-maria-gabriela-para-el.html#more
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 19:30:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015