Markizio-Juventus, nis lufta Thyerja tashmë është në sytë - TopicsExpress



          

Markizio-Juventus, nis lufta Thyerja tashmë është në sytë e të gjithëve. Klaudio Markizio kërkon qartësi nga Juventusi dhe pranon se “po përpiqem të shoh rreth e përqark”. Kështu, mesfushori i Juventusit ka hedhur “topin” në krahun tjetër të fushës. Në këtë moment, mesfushori i rritur në akademinë juventine është në tension me klubin në pritje që të dalë një skuadër që realisht ta kërkojë atë, por kjo të jetë një skuadër e një profili të lartë, edhe pse do të krijonte diskutime. Realiteti, ama, është që çështja tashmë është e paevitueshme dhe do të sjellë polemika. KEQKUPTIMET – Zgjedhjet e Antonio Kontes në muajt e fundit kanë treguar hierarkitë e reja në mesfushë dhe për të ka vend vetëm si sulmues i rremë. Dhe ai avancim në fushë ka qenë edhe përçarja e parë e një lidhjeje që në fillim të sezonit dukej e pakëputur. RINOVIMI – Çështja ekonomike është futur tashmë në temën e ditës. Markizio, më 3 majin e shkuar, në konferencë për shtyp kërkonte një rinovim kontrate. Sigurisht, një rinovim në terma pozitive. Të paktën atëherë. Por, në familje, argumenti ishte aktualiteti. Jo më kot, disa ditë më pas, i ati i tij, Romeo, u prezantua tek Marota për t’i kërkuar sqarim për situatën. Dhe kërkesa ishte e drejtpërdrejtë. Por, drejtuesit nuk e kishin këtë ide. Linja e presidentit Anjeli është shumë e qartë. Markizio nuk është vënë në merkato dhe nuk ka patur oferta formale për të. Për këtë arsye klubi nuk sheh arsye që të shikojë kontratën e tij tre vite përpara se ajo të skadojë. Pra, është shumë e qartë. Monako, Bajerni dhe Junajtidi janë gati dhe sapo të prezantohet mundësia, ata janë gati të shesin Markizion.
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 11:11:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015