Markizio: Me Juven s’është çështje të ardhurash Klaudio - TopicsExpress



          

Markizio: Me Juven s’është çështje të ardhurash Klaudio Markizio ka sqaruar tifozët bardhezinj se marrëdhënia e tij me Juven shkon përtej anës financiare. Mesfushori italian pat deklaruar pra tri ditësh se kërkonte të sqarohej nga klubi, në lidhje me lajmet e fundit për një largimi të tij. Mirëpo, kjo nga disa tifozë dhe media u interpretua si një presion i mesfushorit për të rritur rrogën. “Kjo situatë me Juven nuk është vetëm çështje parash. Unë nuk kam kërkuar këtë, është komplet gjë tjetër”, – tha ai i pyetur nga media gjatë grumbullimit me përfaqësuesen në Brazil. Gazetat shkruan se lojtari mund të largohet, pasi ai nuk është më në planet e trajnerit Konte. “Nëse ata nuk më konsiderojnë më të rëndësishëm, atëherë më mirë të iki”, – pat thënë mesfushori
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 19:57:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015