Martino: Milano ne krize, por ne nuk falim. Tata Martino mendon - TopicsExpress



          

Martino: Milano ne krize, por ne nuk falim. Tata Martino mendon se nuk e nënvlerësojnë Milanin për faktin që është në krizë pasi, sipas tij, edhe katalanasit janë në një moment të vështirë. Ai garanton se skuadra do marrë tri pikët… Milani ndodhet në krizë. Mund të ketë ndonjë nënvlerësim nga ana juaj? Edhe ne jemi në krizë, ndaj jemi në kushte të barabarta në këtë aspekt. Nuk kemi pse t’i nënvlerësojmë, pasi e dimë që ata janë një skuadër me futbollistë të shkëlqyer dhe me traditë në Champions. Po ju pse jeni në krizë? Ju dukem idiot? Unë nuk e njoh fjalën krizë, por jeni ju që thoni shpeshherë se Barcelona është në krizë. Po e marr si të mirëqenë atë që thoni ju. Sa e rëndësishme është ta fitoni këtë ndeshje? Shumë, pasi duhet të sigurojmë sa më shpejt kualifikimin. Për të mundur një ekip italian, duhet të jesh i përqendruar maksimalisht, për të mos gabuar para portës, për të luajtur me ritëm të lartë. Në takimin e kaluar Milani luajti me skemën 5-4- 1 dhe na hapi shumë probleme në mbrojtje. Gjithsesi, ne i patëm rastet tona dhe duhet t’i shfrytëzojmë këtë herë. Jeni munduar të ndryshoni stilin e lojës, por kjo ka penguar ekipin që të shënojë shumë gola… Nuk jam dakord me ju që ndryshimi në stil ka penalizuar sulmin, pasi nëse shikon statistikat janë po aq raste të krijuara sa në të shkuarën, për të mos thënë më shumë. I qëndroni ende idesë për të ndryshuar filozofi? Unë nuk do revolucionoj Barcelonën, por dua që ajo të ketë alternativa në lojë. Nëse duhet të bëj një aksion me 18 pasime, le ta bëjë. Por, duhet të dijë që të dalë në sulm edhe me vetëm dy pasime. Leo Mesi nuk po shënon. Ju shqetëson ky fakt? Unë nuk jam mësuar që të shqetësohem kur një lojtar nuk shënon në katër ndeshje radhazi. Ai është në formë të mirë fizike dhe kjo më kënaq, pasi mjafton që Leo të bëjë diferencën në fushë. Është paraqitur shumë mirë deri tani dhe jam i sigurt që do vijnë edhe golat.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 18:17:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015