Martino: Nuk është e lehtë të zëvendësosh Messin A do - TopicsExpress



          

Martino: Nuk është e lehtë të zëvendësosh Messin A do t’ia dalë Barcelona në Sëlltik Park pa Lionel Mesin? Kjo është pyetja që mbizotëron për momentin, të cilës nuk mund t’i shmangej trajneri I katalanasve Gerardo Martino në konferencën për shtyp në prag të trabsfertës së vështirë në Gllasgou. Gjithsesi, për 50-vjecarin humbja u mundshme ndaj skocezëve do të ishte e pajustifikueshme. "Nuk është e lehtë të zëvendësosh futbollistin më të mirë në botë, por ne kemi një organikë të shkëlqyer. Nëse nuk do të jemi në një natë të mirë dhe humbasim, mungesa e Mesit nuk mund të jetë justifikim" Martino la të kuptohet që në në mungesë të Mesit në sulm do të luajë Sesk Fabregas ndonëse nuk e përjashtoi mundësinë e hedhjes titullar në fushë të Neymar. “Cesk në formën e tij të mirë është më I përshtatshëm për t’iu bashkuar Iniestës, Cavit dhe Buskets. Ai e kryen shumë mirë rolin e sulmuesit fals si dhe është asistues I mirë" Në të njëjtin stadium një vit më parë Barcelona u mposht 1-0 nga Sëlltiku, por Tata e ka të qartë se cfarë duhet të bëjnë futbollistët e tij për të shmangur një rezultat të pakënaqshëm në Sëlltik Park "Të gjithë thonë se do të jetë njësoj si ajo e sezonit të kaluar. Të shohim cfarë do të ndodhë. Nëse do të jetë kështu, do të na duhet të jemi shumë më të saktë dhe të shpejtë si dhe të luajmë mirë vertikalisht, sepse për të prerë hovin e kundërshtarit duhet të kontrollojmë sa më shumë topin." Barcelonës I jepet mundësia të tregojë se humbja e një viti më parë ishte rastësi, por për Martinon nuk duhet kthyer koka pas apo të mendohet për hakmarrje. "Unë nuk besoj se ekziston hakmarrja në futboll, situatat duhet të zgjidhen në momentin kur paraqiten. Kundërshtari mund të jetë I njejtë, ndërsa rrethanat të ndryshme. Barcelona është e detyruar të luajë gjithmonë mirë, dhe të mos e ketë mendjen tek e kaluara.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 21:09:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015