Masa paraprake të përdorimit të guarnicionit Guarnicioni - TopicsExpress



          

Masa paraprake të përdorimit të guarnicionit Guarnicioni përdoret si më poshtë. (a) Para se të vendoset guarnicioni i ri, hiqet ai vjetri me kujdes, dhe pastrohet vendi me benzinë ose me lëndë tjetër. (b) Përdoret guarnicion i përshtatshëm për detalin. Nëse vendoset një guarnicion jo i saktë, shfaqen probleme në rrjedhje. (c) Nuk punohet menjëherë ose i hidhet vaj detalit, pasi pjesët fiksohen. (d) Para se guarncioni ose mbushja të vendoset, tubi mbërthehet fort. KUNDERNGRIRESE E MOTORIT Kur një automjet qëndron gjatë pa u vënë në punë në mot të ftohtë, ftohësi i radiatorit dhe blloku i motorit mund të ngrijnë. Nëse kjo gjë ndodh, vëllimi i ftohësit do të rritet deri në 9% dhe mund të çajë radiatorin, kokën e cilindrit, dhe bllokun cilindrik, duke i shkaktuar probleme serioze motorit. Kundërngrirësi i hidhet ftohësit që të mos ngrijë gjatë motit të ftohtë. (1) Karakteristikat Kryesore të Kundërngrirësit Karakteristikat e tij janë si më poshtë: Ul pikën e ngrirjes së ftohësit. Pengon korrozionin e sistemit të ftohjes së motorit. Nuk ndikon në nxehtësinë që buron nga ftohësi. Nuk prish pjesët prej gome. Viskoziteti i tij nuk ndikohet nga temperatura. Është kimisht i qëndrueshëm. Shkumohet rrallë. Avullon rrallë. I Kryesisht, kundërngrirësi përbëhet nga glikol etileni. Një i tillë tipik përbëhet nga 90 deri në 95 % glikol etileni, 3 deri ne 10% përbëhet nga substanca mbrojtjeje kundër gërryerjes, 0 deri 5% uje dhe një sasi e vogël ngjyre. (2) Përdorimi i Kundërngrirësit së Motorit Në përgjithësi, radiatorët e automjeteve janë prej lidhjes me bakër. Por disa të tjerë, janë me lidhje alumini, një material i lehtë që zvogëlon peshën e përgjithshme të automjetit dhe permirëson efektin ftohës të radiatorit. Të kihet parasysh, lidhja me alumin gërryhet nga solucionet acide dhe alkaline duke përfshirë edhe kundërgrirësin. Prandaj, për këtë arsye, automjetet me lidhje alumini kërkojnë një kundërngrirës të veçantë që përmban elementë që pengojnë gërryerjen e lidhjes. Eshtë e rëndësishme që ai të zgjidhet me kujdes. Para se kundërngrirësi të hidhet në ftohës, duhet të përcaktohet përqëndrimi (%) i nevojshëm dhe sasia e përdorimit të tij. Grafiku i mëposhtëm përdoret për përcaktimin e tyre. Shembull: : Nëse pragu i ngrirjes së ftohësit shkon në –20°C (–4°F), sasia e kundërngrirësit arrin 35% të vëllimit total të ftohësit.
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 08:28:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015