Masat e sigurimit Masat e sigurimit janë veprime proceduriale - TopicsExpress



          

Masat e sigurimit Masat e sigurimit janë veprime proceduriale të cilat heqin ose kufizojnë lirinë dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedimi penal.Prandaj në Kodin e Procedurës Penale është parashikuar që masat e sigurimit vendosen nga gjykata me kërkesë të prokurorit. Qëllimi i masave të sigurimit është: - parandalimi i veprimtarisë së mëtejshme kriminale të personit që ka kryer veprën penale; - të pengojë shmangien nga procedimi penal të personit nën hetim; - të shmang përpjekjet e personit nën hetim për të rrezikuar marrjen apo vërtetësinë e provës si dhe - të garantojë shlyerjen e detyrimeve të personit nën hetim që rrjedhin nga kryerja e veprës penale. Masat e sigurimit ndahen në dy grupe kryesore: 1. Masa të sigurimit personal. 2. Masa të sigurimit pasuror. Masat e sigurimit personal ndahen në: - Masa shtrënguese, - Masa ndaluese. Masat shtrënguese parashikohen në nenin 232 të K.Pr.Penale.Ato janë: - Ndalimi i daljes jashtë shtetit; - detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore; - ndalimi dhe detyrimi për qëndrim në një vend të caktuar; - garancia pasurore; - arresti në shtëpi; - arresti në burg; - shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik. Masat ndaluese parashikohen në nenin 240 të K.Pr.Penale.Ato janë: - Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik; - ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste. Masat e sigurimit pasuror janë: - Sekuestroja konservative; - sekuestroja preventive.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 21:04:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015