Materializmi, idealizmi dhe teoria: tre botë: njëra lëndore dy - TopicsExpress



          

Materializmi, idealizmi dhe teoria: tre botë: njëra lëndore dy mendore ‘Të gjitha njësitë duket se jenë Ide dhe një Ide do të përbëhet nga Ide…ndërsa njësitë duhet të ndryshojnë ose në sasi ose në cilësi…’ —Aristoteli Që toka i paraprin njeriut kjo dihet dhe mësohet lehtë nga të gjithë: sepse toka është produkt i universit ndërsa njeriu i tokës. Dhe që janë kushtet e përshtatshme klimatike që krijuan jetë në tokë edhe kjo dihet dhe kuptohet nga të gjithë, përveç, sigurisht, fetarëve, të cilët, jetën ia veshin Zotit. Sepse ngjashmëritë me kafshët e tjera janë të shumta. Ndryshimet, gjithashtu, janë të dukshme. Por, toka, ndryshe nga njeriu, jeton edhe pa njeriun, por njeriu, nuk jeton dot pa tokën. Zanafilla e jetës mbi tokë, është vetë toka —elementët e saj përbërës— dhe me këtë fakt duhet të mjaftohemi. Sepse nëse elementët përbërës të trupit të njeriut nuk ishin elelementë tokësor ai kurrë nuk do të mund të jetonte në të. Parapërgatitja e kushteve për jetë në tokë janë si parakushtet e fëmijës në barkun e Nënës. Bota lëndore, rrjedhimisht, i paraprin njeriut. Njeriu është pjesë e saj dhe është njëherësh lënd (tokësore) dhe mendim. Mendimi është produkt i mendjes por ai buron kryesisht nga bota materiale. Ne mendojmë botën e jashtme ashtu siç e perceptojmë dhe nuk mund të mendojmë mendjen —sepse asnjë mendje nuk percepton vetë-veten. Se shpejti gjithe studimi....
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 10:17:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015