Matriksi organic I dentines Matriksi organik I dentines I cili - TopicsExpress



          

Matriksi organic I dentines Matriksi organik I dentines I cili sekretohet prej odontoblasteve,ngjason me ate te kockes por ka dhe ndryshimeve specifike. Keshtu ai permban kolagjen tipit 1 glikoproteina specifike dhe proteoglikane. Kolagjeni eshte komponenti me masiv I matriksit dhe ky percakton rezistencen e dentines si inde. Si kolagjen I tipit te pare ai krijon tufa te trasha dhe shume rezistent te cilat perballojne forca terheqese shume te medha. Ky kolagjen sekretohet nga odontoblastet duke ndjekur te gjitha hapat e fibrilogjenezes se kolagjenit te ne ind lidhor. Kujtojm qe karakteristik eshe formimi I fibreve te kolagjenit te cilat permbajne molekulat e tropokolagjenit te vendosura ne distanc 64 nm nga njera tjetra. Kjo vendosje eshte e rendesishme per procesin e mineralizimit I cili ndodhe me pas dhe konsiston ne depozitimin e kristaleve te hidroksiapatitit pikrisht ne keto hapsira,ne kete menyre kolagjeni sherben per ti dhene dentines rezistence por edhe per te orientuar procesin e mineralizimit ku ai sherben si nucleus per depozitimin e kristaleve te hidroksiapatiti. Elementi tjeter I rendesishem I matriksit organic te dentines jane glikoproteinat e saj,ato me te njohurat jane fosfoprotein dentinale (dentin fosfoprotein DPP) dhe sialoproteina dentinale (dentin sialo protein DSP ),kjo protein se bashku me fosfatazen alkaline ne matriksin e sekretuar organizojne dhe rregullojne te tere procesin e mineralizimit. Nje defet ne sintezen e ketyre proteinave do te conte ne nje dentin te keq mineralizuar. Proteoglikanet e pranishme ne matriksin dentinal jane kryesisht dekorina dhe glukozaminoglikanet qe permbahen me me shumicen ne te jan kondroitini sulfati,keratin sulfati, dhe heparin sulfati. Ne dentine gjenden edhe fosfolipide si dhe factor rritje. Lenda organike ne total perben 20 % te mases se dentines dhe ritheksojme se ajo eshte percaktuese ne procesin e kalcifikimit. Matriksi organik I pa mineralizuar ne dentine quhet Predentine. Ky matriks qendron I pa mineralizuar ne dhembin e te rriturit ne zonen ku fillon procesi apical I odontoblastit ( kufiti I dentines me pulpen).
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 13:37:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015