Mbreme, tuj pi kafe te cepi i rruges, me zune syte nje zoteri te - TopicsExpress



          

Mbreme, tuj pi kafe te cepi i rruges, me zune syte nje zoteri te kerrusur , ecja e te cilit me ngacmoi kujtesen. Me pak mundim, ne fondin e pashtershem te arshives time, e gjeta se cili ishte. Viti 1982. Punoja diku ne nje kantjer ndertimi , benim blloqe te medhenj betoni. Ime shoqe ishte shtatzane atehere me cunin qe sot eshte 31 vjec. Doja ta fusja dhe ate ne pune , per lek shatzanie. I thash ktij zotnise qe pashe mbreme, ishte shef kuadri e mbahej per punembaruar. Me premtoi qe do me kryente pune, por me kerkoi qe ti jepja kostumin tim( nje kostum kisha, me ate isha martuar) , pasi do shkonte ne kongresin e bashkimeve profesionale. Cte beja, ja dhashe, por dhe ai me mbaroi pune. Me ato leke qe morem beme nje dhome gjumi dhe nje bufe!! Kur kongresi mbaroi, une prita qe ky miku, te me kthente kostumin. Prit, prit dhe nje dite vendosa tja kerkoj. I vajta ne shtepi me biciklete 28-she. Nuk beri naze, por qefprishur ma dha kostumin e gjore. Kostumi im kishte qene ne kongres partie. Qesha me vete dhe nje kushoja im qe ishte me mua mbreme me pyeti qe pse qesh. Ja tregova kete histori dhe padashje biseda mori ngjyrat e diteve qe jetojme. Cfare ka ndryshuar me keto shefa e ster shefa, qe ateher e deri me sot. Ai ne ato vite te kerkonte kostumin, keta sot.......... E ndoqa me sy ish shefin tim te dikurshem, psheretiva e thashe , sic themi gjithmone; varja........
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 08:45:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015